Të paktën 1 oficer policie mbeti i vrarë dhe 3 të tjerë u plagosën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sulmi ndaj uniformave blu ndodhi në Teksas, Florida dhe Misuri. Mediat amerikane njoftojnë se ende nuk është provuar një lidhje mes atentateve.
Në Teksas policia është vënë në ndjekje të vrasësit të një oficeri veteran policie, i cili u gjet i ekzekutuar me 2 plumba në kokë.
Autoritetet kanë vënë edhe një shpërblim prej 10 mijë dollarësh për kapjen e tij. Atentatet ndaj uniformave blu në SHBA është shtuar ndjeshëm muajt e fundit.
5 oficerë u vranë në një pritë në muajin korrik nga një ish-ushtarak, në shenjë hakmarrjeje për vrasjet e afro-amerikanëve nga policia./tv klan