LEZHE- Breshëri plumbash janë derdhur ndaj biznesmenit 46-vjeçar Leonard Ndoka. Ai ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa ende nuk ka të dhëna për autorët.
Ngjarja ka ndodhur në Ishull Lezhë rreth orës 11:00, teksa Ndoka udhëtonte me një BMW X5. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, ku raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të plagëve me armë zjarri në kokë.
Biznesmeni Leonard Ndoka 46 vjeç nga fshati Sheshaj i Mirditës ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij kur nga një makinë tjetër është qëlluar në drejtim të tij.
Mësohet se Ndoka ishte biznesmen i njohur në zonën e Mirditës dhe Lezhës ai merrej me tregtinë e qymyrit dhe lëndeve drusore.