Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Atentat anëtarit të bandës së Gaxhait, sapo kishte dalë nga burgu

2016/05/23 at 9:11 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Atentat anëtarit të bandës së Gaxhait, sapo kishte dalë nga burgu

Anëtari i Bandës së Gaxhait, Armando Sulejmani i shpëtoi mbrëmë një atentati në Vlorë. Sulejmani, i njohur me nofkën “Çipuri”, u qëllua mbrëmë nga dy persona, dhe mbeti i plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:30 të së dielës në hyrje të pallatit ku jeton, në lagjen “Pavarësia”.

Armando Sulejmani, i dënuar me 20 vite burg për vrasje, vjedhje me dhunë dhe krijim të bandave kriminale, kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu.

Mbrëmjen e djeshme ai ka qenë duke zbritur nga banesa për në oborrin e pallatit, kur ka rënë pre e të shtënave me armë. Autorët kanë qenë të maskuar dhe në gjysmerrësirë qëlluan drejt 40-­vjeçarit.

Nga burimet mësohet se “Çipuri”është ngjitur me shpejtësi nëpër shkallët e pallatit të tij dhe prej dritareve të katit ka qëlluar drejt autorëve që i kishin zënë pritë.

Pas disa sekondash shkëmbim zjarri, dy autorët janë larguar nga pas pallatit, ndërsa njëri prej tyre është parë nga dëshmitarët duke çaluar,
ç’ka ka hedhur dyshimet se mund të jetë plagosur.

Nga ana e Policisë së Vlorës është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes, ku u gjetën plot 14 gëzhoja, kryesisht pistoletash.

Mendohet se të tilla kanë qenë armët e qëlluara në vend, si nga autorët, ashtu dhe nga objekti i atentatit.

Megjithatë, emri i Armando Sulejmanit është i njohur për Vlorën. Ai njihet si një nga anëtarët e Bandës famëkeqe të Gaxhait, drejtuar nga Gazmend Braka, rivalë të Zani Çaushit dhe të akuzuar për vepra të rënda të kryera në vitin 1997. Sulejmani njihej me nofkën “Çipuri” dhe pas kryerjes së dënimit me 20 vite burg, kishte dalë i lirë.

Ai është një ndër anëtarët e Bandës së Gaxhait që ka mbetur gjallë në vite. Në vitin 2003, Gjykata e Vlorës e dënoi Armando Sulejmanin për vrasjen e Elton Tatos, si dhe vrasjen e mbetur në tentativë të Robert Borakut, duke marrë dënimin me 20 vjet burg.

Në vitin 2012, Gjykata e Lartë e ktheu për rishqyrtim çështjen ndaj Armando Sulejmanit, duke argumentuar se vendimin në Apel në vitin
2003 e kishte marrë e njëjta gjyqtare që kishte qenë e pranishme në seancën e vlerësimit të masës së sigurisë.

Të gjitha këto veprime dhe kalimi i viteve nga koha e kryerjes së dënimeve nga Sulejmani bënë që ai të fitojë lirinë. Dyshohet se atentati i djeshëm të ketë lidhje me historitë e vitit ’97, edhe pse nuk përjashtohen konflikte të tjera të “Çipurit”.

Ju sugjerojmë

Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan
Aktualitet

Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan

8 Qershor, 2025 12:58 pm
Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA
Bota

Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA

8 Qershor, 2025 12:44 pm
Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët
Bota

Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët

8 Qershor, 2025 12:34 pm
Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë
Aktualitet

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë

8 Qershor, 2025 12:15 pm
Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit
Aktualitet

Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit

8 Qershor, 2025 11:57 am
“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë
Aktualitet

“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë

8 Qershor, 2025 11:49 am
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Aktualitet

Masat e sigurisë për ndeshjen Shqipëri-Serbi, Proda mesazh efektivëve të policisë

8 Qershor, 2025 11:37 am
Kishin ikur prej luftës në Ukrainë, vriten nënë e bijë në Belgjikë
Bota

Kishin ikur prej luftës në Ukrainë, vriten nënë e bijë në Belgjikë

8 Qershor, 2025 11:24 am
Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit
Bota

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit

8 Qershor, 2025 11:05 am
Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
Bota

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

8 Qershor, 2025 10:56 am
Para
Kreu i Bashkisë Kurbin: Ja pse kam 4 emra

Kreu i Bashkisë Kurbin: Ja pse kam 4 emra

Ja çfarë gjuhe flet bashkëshortja italiane e Canës me djalin e tyre

Ja çfarë gjuhe flet bashkëshortja italiane e Canës me djalin e tyre

Video/ Pse qau Celine Dion?!

Video/ Pse qau Celine Dion?!

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan

Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan
8 Qershor, 2025

Policia e Himarës dhe Policia Kufitare Dhërmi i vijnë në ndihmë një shtetasi amerikan të bllokuar në zonën e plazhit...

Lexo më shumë

Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA

Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA
8 Qershor, 2025

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe Administrata Amerikane e Ushqimit e Barnave (FDA) po hetojnë një infeksion...

Lexo më shumë

Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët

Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët
8 Qershor, 2025

Anija Madleen, e nisur nga Koalicioni i Flotilës së Lirisë (FFC), është nisur drejt Gazës, duke transportuar ndihma humanitare, pasi...

Lexo më shumë

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë
8 Qershor, 2025

Pas zjarrit të rënë në fushën e mbetjeve urbane, policia ka nisur procedimin penal ndaj 5 punonjësve të Bashkisë Vlorë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com