Inter mbetet pa pikë në javën e tretë radhazi në Serie A. Skuadra e Frank De Boer u mund 2 – 1 në fushën e Atalanta. Trajneri hollandez tani rrezikon seriozisht që të mbyllë punën e tij para kohe.
Në këtë sfidë ishte e vështirë të kalohej Etrit Berisha, i vlerësuar maksimalisht nga specialistët dhe mediat italiane. Portieri i Kombëtares ndali goditjet e miqve nga Milano, veçanërisht në pjesën e dytë, ndërsa për golin Eder nuk mund të fajësohet.
Berisha pengon më pas goditjet e Perisic dhe Joao Mario duke justifikuar besimin e trajnerit Gasperini, i cili e ndoqi pjesën e dytë në tribunë, pas protestave në dejtim të gjyqtarit.
Rikthehet te fitorja Napoli, që mundi 2 – 1 Crotone. Në fushë për 90 minuta ishte dhe Elseid Hysaj. Një ndeshje me shumë gola ajo mes Cagliari dhe Fiorentina. Miqtë nga Firence e fituan me rezultatin 5 – 3.