Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ata bëjnë shu*rën dhe…”, çfarë ndodhi me stabilimentin e derrave që ndoti kanalet vaditëse

2024/05/08 at 10:00 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Ata bëjnë shu*rën dhe…”, çfarë ndodhi me stabilimentin e derrave që ndoti kanalet vaditëse

Në 11 Prill 2024 në Darzezë të Fierit u bë një protestë nga banorët e zonës, të cilët pretendojnë, se subjektet që punojnë aty, të gjitha derdhjet i shkarkojnë në kanalet vaditëse duke dëmtuar bimësinë dhe bagëtinë e zonës.


“Ndotja e kanaleve sa vjen gjithmonë po bëhet edhe më shqetësuese nga derdhjet e bizneseve që funksionojnë në këtë zë dhe i derdhin në kanalet e ujërave tona. Pastrimet që bëjnë ata me kimikate, me çfarëdo kanë ndikuar që ujërat të bëhen acid, të papranueshme për bimët dhe për bagëtitë. Këtu jemi tek hidrovori Darzezë e re i cili mbledh ujërat që nga Frakulla, Semani dhe bën ngritjen mekanike që e ngre në det. Ky problem është i lidhur edhe me faktorin turizëm, por njëkohësisht ndotja ekologjike ka ndikuar në pakësimin e peshkut që kishte”, tha një denoncues.

“Bagëtitë nuk e pinë ujin e kanalit. Uji është bërë shumë acid. Është shkatërrues për tokën. Kemi bërë shpime vetë që të vadisim vetë. Njerëzit po tërhiqen nga toka, ky është problemi, po e lënë se është pa eficencë”, tha denoncuesi.

Fajtor për këtë situatë, banorët bëjnë subjektin Allidagu që rrit dhe përpunon mish gici.

“Kompleksi i derrave është një nga faktorët kryesorë që bëjnë derdhje. Kjo është pika që bën riciklimin hidrovori se tokat këtu janë nën nivelin e detit, merr ujë dhe e hedh në det. Kur ne presim të vijnë turistët që të shesim perime dhe të punësohemi na prish imazhin. Kjo nuk është e ardhmja që e pret turizmin tonë. Ka papastërti të shumta që jep alergji të shumta sepse mund të lahen edhe në kanale fëmijët, buzë detit”, tha denoncuesi.

Me kamerën e “Stop” bëjmë një vëzhgim nga pika me fundore e këtyre mbetjeve, pra nga hidrovori i Darzezës deri tek fabrika e derrave ku gjatë rrugës shohim ndotjen e ujit.

Gazetarja iu drejtua stabilimentit të derrave, ku menaxheri i saj Besnik Alliaj tha se është në rregull me leje mjedisore të tipit A.

“Janë të pavërteta. Këtu jemi në fshatin Shtyllas dhe në Pojan. Nuk është e vërtetë ajo që thonë. Derdhjet venë në vaskat e plehut që kemi ne dhe e marrim dhe shkrypëzojmë tokat. Kemi mbi 20 hektarë tokë që e mbjellim me misër, hektarë dhe elb. E tëra shkarkohet në tokat tona. Kjo është pompa e bonifikimit. Gjithë kompleksi është me vaska poshtë. E marrim ujin, e riciklojmë, plus që e çojmë e çojmë nëpër parcelat tona.

Ishte stërr i zi kanali. Te kanali shkarkohen Shtyllasi, Novosela, shkarkohen të gjitha këtu. Ai vë lavatriçen, bën dhe shurrën atje, normal bëhet stërr i zi. Ku do venë ato. Ai shkarkon lavatriçen dhe thotë e bëjnë derrat”, tha Alliaj.

“Këtu jemi leje mjedisi të kategorisë A e përpiktë me kontrolle. Vaskat janë jashtë kompleksit me tokë të zezë, siç është mbrapa. Nuk shkarkon detin e Darëzezës. Këto shkarkohen në vaska me beton. Janë vaska betoni, aty shkarkohen ujërat, pastaj uji në det do të vejë, nuk do të vejë pas diellit”, shtoi ai.

Ai thotë se ka ardhur Inspektorati i Mjedisit që i kanë thënë:      

“Pak neglizhencë e jona, por çdo gjë në rregull me ujërat”, tha Alliaj.

Për këtë rast gazetarja komunikoi me drejtorin e ARM-së Fier, Denis Vogli, i cili tha se do të merren masa për problemin e banorëve.

Drejtori Denis Vogli: Po, jam në dijeni, se është bërë një protestë të enjten. Edhe kam njoftuar Agjencinë Kombëtare të Mjedisit. Të premten kemi shkuar, kemi marrë mostra, përgjatë gjithë pjesës së kanaleve atje. Janë nisur mostrat në Tiranë, për të konstatuar, se cila është pjesë e ndotjes së ujërave. Kemi bërë edhe disa verifikime tek subjekti “Allidagu”, jo vetëm tek ai, po përgjatë gjithë vijës, ku kemi bërë një shkresë “Bordit të Kullimit”, “Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit”,  pasi është inspektorati, që inspekton subjektet e pajisura me leje mjedisi, dhe përgjatë asaj vije në vetëm këtë subjekt “Allidagu” kemi të pajisur me leje.

Gazetarja: Janë zbatuar këto kritere të lejes?

Drejtori Denis Vogli: Jemi në pritje të përgjigjes së analizave tani për vazhdimin e procedurave të inspektimit tek ky subjekt.

U morën mostrat e ujit që u çuan në Tiranë dhe pas disa ditësh ARM gjobiti me 3 milionë lekë subjektin e derrave, Allidagu, duke i lënë edhe detyrë, që të rregullojë mënyrën e derdhjeve, pasi në të kundërt do i mbyllet aktiviteti.

Drejtori Denis Vogli: Ë sot kemi një përgjigje në lidhje me analizat e kryera për kanalin në hidrovor të Darzezës, ku në analizën e kryer, vlerësohet ndotja organike në stacionin e kampionuar për këtë arsye kemi kryer një inspektim tek subjekti “Allidagu”.

Gazetarja: Dhe si rezultoi?

Drejtori Denis Vogli: U konstatua mostrajtimi i mbetjeve të lëngëta i cili ky subjekt i depozitonte në pronën e tij, por duke qenë se nuk kemi vaskat e mirëfillta të dekantimit të këtyre mbetjeve, në kundërshtim me lejen mjedisore, është parashikuar masë administrative, masë dënim me gjobë në vlerën 300 mijë lekësh të reja, dhe si dënim plotësues është lënë, që subjekti, duhet të ndërpresë në mënyrë të menjëhershme shkarkimet e ujërave të ndotura në pjesën e kanalit vaditës, si dhe të rehabilitojë atë pjesë të kanalit. Bëhet fjalë për një pjesë kanali, që është nga subjekti deri në afërsi të hidrovorit! Të riparojë sistemin e tubave për tërheqjen e ujërave të ndotur, dhe të ndërtojë brenda 10 ditësh vaskat e magazinimit dhe trajtimit dhe asgjësimit të ujërave të ndotura, që dalin nga proceset e ndryshme të instalimit! Është detyruar, që ta ndërpresë në mënyrë të menjëhershme shkarkimin e ujërave të ndotura në kanalin vaditës.



Ju sugjerojmë

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
-U tha në Opinion

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

9 Qershor, 2025 10:48 pm
“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
Aktualitet

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

9 Qershor, 2025 10:27 pm
Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
Sport

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

9 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
Bota

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

9 Qershor, 2025 9:22 pm
Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
Bota

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

9 Qershor, 2025 8:27 pm
Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
Rajoni

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

9 Qershor, 2025 8:06 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Para
Horoskopi, 2 maj 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 9 maj 2024

Mbi 100 viktima nga reshjet e shiut, moti i keq pritet të godas Ballkanin

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

VMRO-DPMNE fiton zgjedhjet e dyfishta në RMV, shqiptarët sigurojnë 32 mandate në Kuvend

VMRO-DPMNE fiton zgjedhjet e dyfishta në RMV, shqiptarët sigurojnë 32 mandate në Kuvend
















TE FUNDIT

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
9 Qershor, 2025

Padyshim, momenti më i lumtur për çdo njeri, është ai kur bëhet prind. Ermal Hasimja ndau sonte në “Opinion” pikërisht...

Lexo më shumë

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
9 Qershor, 2025

Në shkurt të këtij viti, emisioni “Stop” transmetoi një problematikë nga Lushnja. Bexhet Vrapi, tregoi se kunati i tij, që...

Lexo më shumë

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
9 Qershor, 2025

Dy ditë pas ndeshjes në Shqipëri që përfundoi pa gola, Federata Serbe e Futbollit ka publikuar një deklaratë për ditët...

Lexo më shumë

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
9 Qershor, 2025

Protestat filluan të premten pasi u zbulua se oficerët e Zbatimit të Doganave të Imigracionit (ICE) po kryenin bastisje në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com