I ftuar në emision “Opinion” ish-deputeti demokrat Astrit Patozi ka shprehur kritika të ashpra për kreun e PD Lulzim Basha. Patozi deklaroi se Basha është një sëmundje për Partinë Demokratike: “Zoti Basha sot është një sëmundje e Partisë Demokratike. Zoti Basha është ish ministri me i përkedhelur i Sali Berishës, ka zgjedhur gjithmonë postet më të mira”.
Patozi tha se Basha duhet të jepte dorëheqjen e paevokuushme dhe nuk duhet ti jepte vetes asnjë mundësi rikandidimi. “Dorëheqja e paevokuushme jepet në rastet e një katastrofe elektorale”. /opinion.al