Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Astrit Patozi: Kë po sfidon “rilindja” e Prengës

2016/02/23 at 5:37 PM
në Aktualitet, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Astrit Patozi: Kë po sfidon “rilindja” e Prengës

Nga Astrit Patozi


Armando Prenga nuk ka pasur kurrë kaq shumë rëndësi, sa sot. As kur ishte në Itali si refugjat, kohë për të cilën ka shumë legjenda, as kur nisi të merret me politikë lokale, as kur e futi Edi Rama në parlament, me siguri jashtë pritshmërisë së tij, as kur qëlloi në disa raste kolegët e vet në ambjentet e Kuvendit, madje as kur plagosi në mes të Qytetit një qytetar të paarmatosur dhe për këtë u arrestua në flagrancë.

Mund të ketë plot njerëz që të pyesin se përse kthimi i tij në sallën parlamentit qenka më i rëndë se dhuna dhe skandalet, që e kanë shoqëruar gjatë gjithë këtyre viteve, prej të cilave nuk e kishte pësuar kurrë. Përkundrazi, mendoj se ato e kishin ndihmuar për të qenë “skifter” i panegociueshëm i Edi Ramës në zonën e vet. Dhe i paprekshëm do të kishte qenë ende, nëse nuk do t’i kishte “plasur” një ditë pistoleta në dorë. Mund të ketë edhe plot të tjerë që të mendojnë se përderisa ne kemi për kryetar Kuvendi dikë që është parë “me zë figurë”(citim nga deklaratat e Ramës) nga miliona shqiptarë në një pazar të frikshëm korrupsioni, nuk ia vlen të ndalesh tek një deputet i thjeshtë si Prenga.

Por megjithëse ata janë në të drejtën e vet të pyesin, unë prapëseprapë mendoj se “rilindja” e papritur e deputetit Prenga është një kambanë e frikshme alarmi, që paralajmëron ditë edhe më të këqija. Është jashtë çdo dyshimi se çdo “Rilindje” që ndodh në këtë vend ngjet me urdhër, porosi ose me bekimin e Edi Ramës, pavarësisht se PS thotë zyrtarisht se e ka përjashtuar deputetin nga radhët e veta.

E konfirmon edhe vetë i rikthyeri kur kërkon që të mos fajësohet Partia Socialiste për atë që ka bërë ai, ndonëse është zgjedhur dy herë rresht deputet me firmën e Edi Ramës. Çuditërisht ai nuk ka dhënë dorëheqjen, siç bëri një koleg i tij nga e njëjta zonë, disa muaj më parë, dhe vështirë të të besohet se ka pasur merakun që të votojë patjetër reformën për drejtësi, ndaj edhe do që të jetë me çdo kusht pjesë e parlamentit.

Çështja është se kujt po i bën karshillëk rikthimi gati triumfal i Armando Prengës në sallën e kryeinstitucionit të Republikës. Ata që mendojnë vetëm opozitën, e cila ka qenë edhe e lënduar direkt prej tij, e kanë gabim. Është më e rëndë se kaq, sepse, jo thjesht Prenga, por vetë Edi Rama, po përpiqet sot t’i imponohet gjithë shoqërisë për një standard të neveritshëm, ku të fortët e rrugës bëjnë ligjin në politikë. Pavarësisht se ka qenë aksioni kryesor i opozitës në këto vite, dekriminalizimi mori vlerën që ka sot, sepse përfaqësonte një shqetësim të fortë të publikut shqiptar.

Ndaj edhe pati sukses. Por pas më shumë se një vit betejë të gjithanshme politike, ku u përfshinë me të gjitha batërtitë dhe partnerët ndërkombëtarë, sot jemi kthyer sërish në pikën e nisjes. Ndaj edhe rasti Prenga është një sfidë edhe për të gjithë ata politikanë, diplomatë apo negociatorë të huaj, që u investuan në marrëveshjen politike, e cila solli si produkt final ligjin e dekriminalizimit. Nuk besoj se është e tepërt nëse atyre u kërkohet që të shprehen për këtë çështje, ndonëse e di mirë që nuk e kanë detyrim.

Unë i mirëkuptoj të gjithë ata kolegë, që duke u ndjerë të fyer nga sapo ndodh, kanë menduar se në parlament nuk mund të qëndrohet duke pasur në krah deputetë të inkriminuar. Por problemi është se ajo sallë nuk duhet të na rrijë ngushtë neve, por Armando Prengës dhe të tjerëve si ai. Sepse ne nuk kemi zënë vendin e dikujt tjetër në parlament, por të gjithë “rekordmenët kriminalë” të Edi Ramës, jam i sigurt që po.

Ndaj edhe beteja për ta pastruar parlamentin dhe politikën në përgjithësi nga zgjatimet e krimit në Shqipëri, nuk duhet të konsiderohet, as e tejkaluar, dhe as e mbyllur. Ndërkohë mendoj se ne nuk duhet të na dekurajojnë “fitoret” e përkohshme të kryeministrit, qofshin ato dhe kaq të shëmtuara, sa c’është rikthimi i Armando Prengës.

Për fat të keq, unë nuk besoj se pas kësaj ka më vend të shpresohet tek ndonjë efekt çudibërës i reformës në drejtësi, edhe sikur kjo e fundit të miratohet një ditë. Ndonëse, edhe vetë mbërritja e Prengës në vendin e punës, si një gjest i qartë force dhe arrogance, i shton dyshimet që kjo mrekulli të ndodhë.

Por le ta marrim për një çast të mirëqenë, që do të ketë reformë në drejtësi. A ka shqiptar të besojë sot se ato ligje mund të zbatohen ndonjëherë, kur sheh sot se si deputeti cub i Edi Ramës, sapo doli nga qelia, pasi shtiu me pistoletë në mes të pazarit, erdhi në parlament dhe po na mban të gjithëve leksione për luftën kundër krimit?



Ju sugjerojmë

Prespa, zona që po rilind nga turizmi
Aktualitet

Prespa, zona që po rilind nga turizmi

29 Qershor, 2025 6:34 pm
Zjarri në fshatin Hoshtimë, nis ndërhyrja nga ajri me helikopter
Aktualitet

Zjarri në fshatin Hoshtimë, nis ndërhyrja nga ajri me helikopter

29 Qershor, 2025 6:19 pm
“Kam shitur trupin!”, Ivana rrëfen momentet e tmerrshme
Aktualitet

“Kam shitur trupin!”, Ivana rrëfen momentet e tmerrshme

29 Qershor, 2025 5:52 pm
Zjarr në fshatin Hoshtimë të Vlorës, flakët arrijnë pranë varrezave
Aktualitet

Zjarr në fshatin Hoshtimë të Vlorës, flakët arrijnë pranë varrezave

29 Qershor, 2025 5:24 pm
Orbani akuzon BE-në për orkestrim të Paradës të Krenarisë në Budapest
Bota

Orbani akuzon BE-në për orkestrim të Paradës të Krenarisë në Budapest

29 Qershor, 2025 5:05 pm
Përfshihet nga flakët e zjarrit tregu industrial pranë plazhit në Durrës
Aktualitet

Përfshihet nga flakët e zjarrit tregu industrial pranë plazhit në Durrës

29 Qershor, 2025 4:52 pm
Nis nesër rinumërimi i 587 kutive të Fierit
Politikë

Nis nesër rinumërimi i 587 kutive të Fierit

29 Qershor, 2025 4:30 pm
Beograd: 77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiç paralajmëron arrestime të reja
Rajoni

Beograd: 77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiç paralajmëron arrestime të reja

29 Qershor, 2025 4:18 pm
Durrës/ Humb jetën pushuesi në plazhin e Sektor Rinia
Aktualitet

Durrës/ Humb jetën pushuesi në plazhin e Sektor Rinia

29 Qershor, 2025 4:07 pm
Makina përplas sërish monopatinën/ Dëmtohet 17 vjeçari, ndodhet në spital
Aktualitet

Makina përplas sërish monopatinën/ Dëmtohet 17 vjeçari, ndodhet në spital

29 Qershor, 2025 3:50 pm
Para
Fotolajm/ Maskotat e Juves dhe Bayernit takohen në aeroport

Fotolajm/ Maskotat e Juves dhe Bayernit takohen në aeroport

Legjionarët Kuq e Zi/ Ergys Kaçe, së shpejti baba

Legjionarët Kuq e Zi/ Ergys Kaçe, së shpejti baba

Foto/ Juventus-Bayern, gjithçka gati në stadiumin e Torinos

Foto/ Juventus-Bayern, gjithçka gati në stadiumin e Torinos

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Prespa, zona që po rilind nga turizmi

Prespa, zona që po rilind nga turizmi
29 Qershor, 2025

Turizmi i aventurës, sportet ujore, natyra, trashëgimia kulturore dhe magjia e liqenit të Prespës po tërheqin vizitorë të shumtë, të...

Lexo më shumë

Zjarri në fshatin Hoshtimë, nis ndërhyrja nga ajri me helikopter

Zjarri në fshatin Hoshtimë, nis ndërhyrja nga ajri me helikopter
29 Qershor, 2025

Zjarri në fshatin Hoshtimë të Vlorës është përkeqësuar, pasi po favorizohet nga era e fortë dhe po avancon në zona...

Lexo më shumë

“Kam shitur trupin!”, Ivana rrëfen momentet e tmerrshme

“Kam shitur trupin!”, Ivana rrëfen momentet e tmerrshme
29 Qershor, 2025

Një makth pa mbarim, një jetë ku betejat e forta, stërmunduese e kanë përplasur Ivanën duke ia lëkundur themelet. Historia...

Lexo më shumë

Zjarr në fshatin Hoshtimë të Vlorës, flakët arrijnë pranë varrezave

Zjarr në fshatin Hoshtimë të Vlorës, flakët arrijnë pranë varrezave
29 Qershor, 2025

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme kodrat e fshatit Hoshtimë të bashkisë së Vlorës . Sipas burimeve,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com