Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Asociacioni të jetë tema e parë”, Serbia kushtëzon dialogun me Kosovën

2020/09/17 at 7:11 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Asociacioni të jetë tema e parë”, Serbia kushtëzon dialogun me Kosovën

Kreu i delegacionit të Beogradit në bisedimet me Kosovën, Marko Gjuriç, ka thënë të enjten në Bruksel se pala serbe kushtëzon përparimin në dialog me zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë.

Pas përfundimit të bisedimeve ndërmjet dy delegacioneve, ku është diskutuar për pretendimet financiare mes dy vendeve, Gjuriç tha se “një takim i mundshëm në të ardhmen i nivelit më të lartë mes dy vendeve, do të varet nga gatishmëria e Prishtinës për të punuar në zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin”.

Gjuriç tha se delegacioni i Beogradit gjatë bisedimeve të së enjtes ka insistuar që tema e Asociacionit të jetë si tema e parë e bisedës, por, sipas tij, një gjë e tillë u kundërshtua nga përfaqësuesit e Prishtinës.

Edhe kreu i delegacionit të Kosovës, Skender Hyseni, tha më herët se e ka kundërshtuar hapjen e bisedimeve për Asociacionin.

Ai tha se palët kanë qëndrime shumë të kundërta për temën e pretendimeve financiare, e cila është diskutuar të enjten.

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, i cili ndërmjetësoi bisedimet e së enjtes në Bruksel, tha përmes një postimi në rrjetin social Twitter, se diskutimet mbi pretendimet e ndërsjella financiare dhe pronën, kanë konfirmuar ndjeshmërinë e kësaj çështjeje. Ai tha se diskutimet do të vazhdojnë, mirëpo pa dhënë detaje se kur do të jetë data tjetër e takimit.

Dialogu në mes palëve në Bruksel ka rifilluar më 16 korrik dhe ai po ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, janë takuar për herë të dytë më 7 shtator.

Me këtë rast, sipas deklaratave të të dyja palëve, janë hapur temat për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, për pretendimet e përbashkëta financiare dhe pronësore, ndërkaq janë harmonizuar qëndrimet lidhur me çështjen e të pagjeturve, personave të zhvendosur, si dhe për bashkëpunimin ekonomik.

Temat që ata përcaktojnë, diskutohen më tej nga ekipet e ekspertëve të të dyja vendeve.

Ju sugjerojmë

Pse Trump zgjodhi Shqipërinë? Artan Hoxha: Jemi shtet me harmoni fetare
-U tha në Opinion

Pse Trump zgjodhi Shqipërinë? Artan Hoxha: Jemi shtet me harmoni fetare

19 Janar, 2026 11:19 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Aktualitet

Çfarë është Bordi i Paqes dhe si do të funksionojë?

19 Janar, 2026 11:16 pm
Ndërprerja e energjisë elektrike, QSUT: Nuk u rrezikua jeta e pacientëve
Aktualitet

Ndërprerja e energjisë elektrike, QSUT: Nuk u rrezikua jeta e pacientëve

19 Janar, 2026 11:15 pm
Baton Haxhiu analizon Bordin e Paqes që do të krijojë Trump
-U tha në Opinion

Baton Haxhiu analizon Bordin e Paqes që do të krijojë Trump

19 Janar, 2026 10:44 pm
Urgjenca e QSUT pa energji elektrike, Lapaj: Miliona euro për konçesione, por…
Aktualitet

Urgjenca e QSUT pa energji elektrike, Lapaj: Miliona euro për konçesione, por…

19 Janar, 2026 10:38 pm
Çfarë po ndodh në Tiranë? Urgjenca e QSUT pa energji elektrike
Aktualitet

Çfarë po ndodh në Tiranë? Urgjenca e QSUT pa energji elektrike

19 Janar, 2026 10:35 pm
Një pjesë e Tiranës pa energji elektrike
Aktualitet

Një pjesë e Tiranës pa energji elektrike

19 Janar, 2026 9:43 pm
Groenlanda/ Administrata amerikane thotë se përdorimi i ushtrisë është opsion
Bota

Trump: Europa duhet të përqendrohet tek lufta në Ukrainë, jo te Groenlanda

19 Janar, 2026 9:03 pm
Dorëhiqet presidenti i Bullgarisë pas 9 vitesh në detyrë: I pranoj gabimet e mia
Bota

Dorëhiqet presidenti i Bullgarisë pas 9 vitesh në detyrë: I pranoj gabimet e mia

19 Janar, 2026 8:00 pm
Protesta e 24 janarit, Berisha: Sheshet e Tiranës do të jenë tmerri i Ramës
Kryesore

Protesta e 24 janarit, Berisha: Sheshet e Tiranës do të jenë tmerri i Ramës

19 Janar, 2026 7:28 pm
Para
“Parlamenti të heqë dorë”, Europa shikon me shqetësim ligjin antishpifje

"Parlamenti të heqë dorë", Europa shikon me shqetësim ligjin antishpifje

13-vjeçari dënohet me 10 vite burg për blasfemi

13-vjeçari dënohet me 10 vite burg për blasfemi

Rama në Këshillin Politik, çfarë do të ndodhë me PD dhe LSI

Pasi Gjiknuri refuzoi kërkesën,opozita shtyn mbledhjen e Këshillit Politik

TE FUNDIT

Pse Trump zgjodhi Shqipërinë? Artan Hoxha: Jemi shtet me harmoni fetare

Pse Trump zgjodhi Shqipërinë? Artan Hoxha: Jemi shtet me harmoni fetare
19 Janar, 2026

Bordi i Paqes i Trump, ku Shqipëria ka marrë ftesën si vend anëtar, është kthyer në një nga temat ‘e...

Lexo më shumë

Çfarë është Bordi i Paqes dhe si do të funksionojë?

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
19 Janar, 2026

Krijimi i Bordit të Paqes për të administruar Gazën është një nga çështjet kryesore që po diskutohet në politikën ndërkombëtare....

Lexo më shumë

Ndërprerja e energjisë elektrike, QSUT: Nuk u rrezikua jeta e pacientëve

Ndërprerja e energjisë elektrike, QSUT: Nuk u rrezikua jeta e pacientëve
19 Janar, 2026

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka reaguar pas ndërprerjes së energjisë elektrike në Urgjencë, duke lënë jashtë funksionit pajisjet mjekësore...

Lexo më shumë

Baton Haxhiu analizon Bordin e Paqes që do të krijojë Trump

Baton Haxhiu analizon Bordin e Paqes që do të krijojë Trump
19 Janar, 2026

Analisti Baton Haxhiu ka folur për Bordin e Paqes për administrimin e Gazës, i cili do të krijohet nga presidenti...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com