Ende asnjë gjurmë për dy kushërinjtë 17-vjeçarë, të cilët që prej mëngjesit së ditës së djeshme (19 gusht) rezultojnë të zhdukur. Dyshimet janë se ata mund të jenë mbytur në rezervuarin e fshatit Qatrom në Korçë.
Policia dhe familjarët janë vënë në kërkim të dy të rinjve, Rei dhe Berti Tahillari, kushërinj me njëri-tjetrin.
Ndërsa mëngjesin e sotëm pritet të nisin kërkimet me polumbarët, të cilët priten të mbërrijnë nga momenti në moment.
Alarmi në polici është dhënë rreth orës 20: 00 (mbrëmë 19 gusht) nga një bashkëmoshatar i tyre, i cili ka njoftuar se kishte parë rrobat e dy kushërinjve Berti dhe Rei Tahillari pranë ujit, por jo ata të dy.