Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ashpërsohet kodi i veshjes për gratë në shtetin me shumicë myslimane

2025/03/16 at 6:37 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ashpërsohet kodi i veshjes për gratë në shtetin me shumicë myslimane

Kur një grua e pamartuar turkmene e ka kuptuar se duhet të vendosë shami të verdhë koke për të punuar në Ashgabat, shefat e saj vetëm i kanë ngritur supet dhe i kanë thënë se urdhri ka ardhur “prej lart”.

Urdhri për gratë e reja është bërë publik në fillim të marsit, bashkë me kërkesën që gratë e martuara të shkojnë në punë me fustane me ngjyrë të verdhë. Ato që nuk e respektojnë këtë urdhër, janë paralajmëruar se do të përjashtohen.

Këto rregulla të lidhura me estetikën janë të fundit në listën e gjatë të kërkesave në Turkmenistan, që nuk kanë bazë ligjore, por bartin pasoja të rënda nëse injorohen.

Makinat në Turkmenistan, sidomos në kryeqytetin Ashgabat, duhet të jenë me ngjyrë të bardhë, apo të bardhë të zbehtë, kondensatorët e klimave janë larguar prej ndërtesave, dhe gratë duhet të vishen me fustane tradicionale.

Burrat e rinj duhet të jenë me fytyra të rruara për shkak të ndalesës për mjekra, e cila vlen edhe për disa vende të Azisë Qendrore.

“Këto ‘rregullore’ nuk bazohen në dokumente ligjore”, ka thënë Slavomir Horak, ekspert për Azinë Qendrore në Universitetin e Karlit në Pragë, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

“Shpesh janë të bazuara në ‘rekomandime’ të presidentit, apo të ndonjë anëtari të familjes së presidentit”.

Turkmenistani është udhëhequr prej presidentit Serdar Berdymukhammedov prej marsit të vitit 2022.

Në ditën e votimit, ky politikan është parë duke arritur në qendrën e votimit me një makinë me targën 72 97.

Ai është shpallur më vonë fitues i zgjedhjeve presidenciale me 72.97 për qind të votave.

Serdari, 43-vjeçar, është djali i ish-presidentit, Gurbanguly Berdymukhammedov, i cili ka qenë në pushtet në periudhën 2006-2022, dhe që besohet se vazhdon të ketë fjalën e fundit në këtë shtet.

Horak ka thënë për Radion Evropa e Lirë se në rastin e ndalesës de facto në pajisjet satelitore, Gurbanguly Berdymukhammedov ka deklaruar publikisht se këto pajisje “kanë shkatërruar fytyrën e qytetit”.

Për policinë, kjo fjali ka mjaftuar që “zyrtarët ta kuptojnë si urdhër”, ka thënë Horak.

Vendimi për shaminë e kokës, që është vetëm njëri prej urdhrave që lidhet me pamjen e grave, ka nxitur reagime të ashpra, por vetëm në rrafshin privat.

“Kur do të përfundojë kjo? Kur do të marrë fund poshtërimi i dinjitetit të gruas?” ka thënë një grua turkmene për Shërbimin turkmen të Radios Evropa e Lirë, duke folur në kushte anonimiteti, për arsye të sigurisë.

Paraprakisht, grave që punojnë në sektorin shtetëror u është ndaluar përdorimi i grimit, veshjet e ngushta, apo ngjyrosja e flokëve me ngjyrë të bardhë.

Sindikata e Grave të Turkmenistanit nuk u është përgjigjur kërkesave të Shërbimit turkmen të Radios Evropa e Lirë për vendimin e fundit për pamjen fizike.

Horak beson se këta urdhra në Turkmenistan janë pjesë e trashëgimisë së periudhës sovjetike në këtë shtet, por edhe e asaj që ka lënë mbrapa presidenti i parë i shtetit, Saparmurat Niyazov, i cili ka vdekur më 2006.

Megjithatë, sipas akademikut, kulmi është prekur gjatë dinastisë së Berdymukhammedovit.

Deri më tani, të gjithë vetëm mund të spekulojnë pse janë zgjedhur disa ngjyra për veshjet e grave. Disa besojnë se është për shkak të preferencës që ka gruaja dhe motrat e Gurbanguly Berdymukhammedovit për ngjyrën e verdhë.

Vëzhguesit thonë se prej kur Serdar Berdymukhammedov është ngjitur në pushtet tre vjet më parë, janë vërejtur disa ndryshime të vogla pozitive në Turkmenistan, përfshirë gatishmërinë për të adresuar çështje sikurse puna e detyrueshme në industrinë e pambukut, dhe publikimi i të dhënave të regjistrimit të popullsisë.

Megjithatë, shteti vazhdon të jetë ndër më të korruptuarit dhe më autoritarët në botë, në të cilin ka varfëri të madhe.

Ndonëse është vështirë që të fitohet qasje në të dhëna, mesatarja që fiton një qytet në këtë shtet të pasur me naftë është 2.40 dollarë në ditë, më pak se çereku i asaj që fitojnë banorët në Kazakistanin fqinj./rel

Ju sugjerojmë

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
Aktualitet

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent

7 Korrik, 2025 9:53 pm
Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
Rajoni

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

7 Korrik, 2025 9:42 pm
Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”
Aktualitet

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

7 Korrik, 2025 9:23 pm
“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake
Aktualitet

“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake

7 Korrik, 2025 9:09 pm
Akuza ndaj drejtuesit të një organizate terroriste kosovare
Rajoni

Akuza ndaj drejtuesit të një organizate terroriste kosovare

7 Korrik, 2025 9:06 pm
SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste
Bota

SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

7 Korrik, 2025 8:53 pm
Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë
Bota

Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë

7 Korrik, 2025 8:44 pm
Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë
Politikë

Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë

7 Korrik, 2025 8:20 pm
3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë
Aktualitet

3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë

7 Korrik, 2025 8:04 pm
Pr. Rezoluta anti-korrupsion, Meta: Ky regjim do një të shtyrë për të rënë në greminë dhe ne s’do ja kursejmë
Politikë

Masa e sigurisë ‘Arrest me burg’, Ilir Meta apelon vendimin e GJKKO-së

7 Korrik, 2025 7:47 pm
Para
Kreu i Federatës Polake viziton Shqipërinë, vlerëson investimet e kryera nga FSHF-ja

Kreu i Federatës Polake viziton Shqipërinë, vlerëson investimet e kryera nga FSHF-ja

Përfshihet nga flakët një makinë në Tiranë

Zjarr në parkingun e një pallati në Tranë, policia evakuon banorët

Aksident në rrugën Pogradec-Qafë Thanë, humb jetën 55-vjeçari

Aksident në rrugën Pogradec-Qafë Thanë, humb jetën 55-vjeçari

TE FUNDIT

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
7 Korrik, 2025

Rexhep Bruçi, një qytetar nga Burreli tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se e detyrojnë, që të paguajë një...

Lexo më shumë

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
7 Korrik, 2025

Policia e Kosovës i ka arrestuar të hënën pesë zyrtarë të saj nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “vrasje...

Lexo më shumë

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”
7 Korrik, 2025

Në Shqipëri janë disa qytete që konsiderohen si “pikat e nxehta” sa u takon temperaturave të larta. Anira Gjoni, specialiste...

Lexo më shumë

“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake

“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake
7 Korrik, 2025

Qytetari Enter Bushi, i cili kishte të shtruar nënën në Spitalin Rajonal Fier, tregon se atje kishte njohur një 78-vjeçar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com