Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ashpërsohen tonet mes Rusisë dhe NATO-s

2021/12/23 at 8:30 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ashpërsohen tonet mes Rusisë dhe NATO-s

Pas grumbulllimit të forcave ruse në kufirin me Ukrainën: NATO ka ndërmarrë masat e para ushtarake. Presidenti Putin kërcënon me një përgjigje “ushtarake-teknike”.


Në konferencën vjetore për mediat në Moskë të enjten (23.12.), presidenti Putin pritet të flasë edhe për konfliktin në Ukrainë. Por aktualisht nuk ka shenja të relaksimit në konfliktin e Ukrainës – përkundrazi. Ndërkohë që presidenti rus Vladimir Putin po ashpërson tonet e tij, ndaj lëvizjes së trupave ruse në kufirin me Ukrainën ka reaguar edhe NATO. Sipas një raportimi të gazetës gjermane “Welt”, gatishmëria operacionale e forcave për reagime të shpejta është rritur. Sipas kësaj, task forcat e njohura si e ashtuquajtura “Maja e shtizës së NATO-s” duhet të jenë gati brenda pesë ditësh për të shkuar në ndonjë zonë krize. Deri më tani, forca e quajtur “Very High Readiness Joint Task Force (VJTF)” duhej të ishte gati brenda shtatë ditësh.

Sipas njoftimit të gazetës, në gatishmëri të shtuar janë vënë edhe njësi të tjera, si forcat speciale apo dhe ato për logjistikë. Në rast krize, ato janë gjithashtu të gatshme të lëvizin shumë më shpejt. Përveç përshkallëzimit të konfliktit në Ukrainë, qëllimi është të përmirësohet mbrojtja e aleatëve lindorë të NATO-s. Vendet lindore ndihen gjithnjë e më të kërcënuara nga zhvillimet e fundit në kufirin ruso-ukrainas.

Një zëdhënës i NATO-s nuk deshi të komentojë hapat e fundit. Megjithatë, aleatët e kishin “bërë të qartë” se çdo agresion i mëtejshëm nga Rusia do të kishte “kosto dhe pasoja”, tha ai.

Forca e NATO-s për Reagime (NRF) është një task forcë shumëkombëshe, që mund të zhvendoset shpejt dhe përbëhet nga deri në 40.000 ushtarë. VJTF është pjesë e NRF. VJTF është forca më e shpejtë e reagimit që ka aleanca NATO. VJTF aktualisht drejtohet nga Turqia. Sipas “Welt”, në këtë forcë bëjnë pjesë rreth 6400 ushtarë.

Putin ashpërson tonet

Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin ka kërcënuar me një reagim “ushtarako-teknik” ndaj sjelljes së supozuar “jomiqësore” të Perëndimit. Nëse Perëndimi nuk heq dorë nga “qëndrimi i tij qartësisht agresiv, ne do të marrim masat e nevojshme ushtarako-teknike për hakmarrje”, tha ai në Moskë. Rusia do të “reagojë ashpër ndaj hapave jomiqësorë”, tha Putin në një fjalim para zyrtarëve të lartë të ushtrisë dhe ministrisë së Mbrojtjes.

Putin siguroi se Rusia nuk dëshiron një “konflikt të armatosur” ose “gjakderdhje”, por dëshiron t’i zgjidhë çështjet “nëpërmjet kanaleve politike dhe diplomatike”. Por ai përsëri u ankua për mbështetjen e Ukrainës nga SHBA-ja, e cila përfshin trajnime ushtarake dhe ndihma prej më shumë se 2.5 miliardë dollarë. Kjo po ndodh “para pragut të derës sonë”, tha Putin.

Presidenti rus ka akuzuar SHBA-në dhe NATO-n për javë të tëra se ato po nxisin tensionet pranë kufirit rus. Deklaratat e Putinit shtojnë frikën se ushtria ruse mund të planifikojë një pushtim të Ukrainës. Rusia ka grumbulluar dhjetëra mijëra ushtarë në kufirin me shtetin e saj fqinj.

Shtetet e G7 dhe Bashkimi Evropian kanë kërcënuar Rusinë me “pasoja masive” në rast të një sulmi. Perëndimi ka frikë se Putini mund të nisë një sulm në shkallë të gjerë në Ukrainë me pretekstin e një provokimi të supozuar. Rusia mohon përgatitjen e një pushtimi të Ukrainës dhe akuzon qeverinë në Kiev, si dhe NATO-n, për provokime. Putini kërkoi kohët e Rusia kërkon garanci të qarta sigurie nga Perëndimifundit garanci të shkruara sigurie nga SHBA dhe aleanca perëndimore, duke u përmbajtur nga zgjerimi i mëtejshëm i NATO-s në lindje dhe ngritja e bazave ushtarake në ish-republikat sovjetike.

Sipas Kremlinit, Putin ka dhënë “informacione të detajuara” në lidhje me këto kërkesa edhe në bisedën e tij të parë telefonike me kancelarin e ri gjerman Olaf Scholz. Putin kërkoi “bisedime serioze” për garancitë e kërkuara nga pala ruse për çështjet e sigurisë. Scholz, nga ana e tij, ka shprehur “shqetësimin e tij për situatën” dhe theksoi “nevojën urgjente për de-eskalim”, njoftoi zëdhënësi i qeverisë së tij.

Bulgaria kundër stacionimit të trupave të NATO-s

Brenda NATO-s ka mendime të ndryshme për situatën. Për shembull, ministri bullgar i Mbrojtjes Stefan Janev kundërshton për momentin vendosjen e trupave të NATO-s në Bullgari. Nuk ka rrethana të nevojshme që mund të justifikojnë një vendim për vendosjen e trupave të NATO-s në territorin bullgar, tha Janev. Nuk ka asnjë arsye për të parë njësitë ruse si një kërcënim të drejtpërdrejtë për Aleancën dhe zonën përkatëse të sigurisë.

Janev konfirmoi këshillimet rreth disa opcioneve brenda NATO-s, duke përfshirë një prani të Aleancës në vendet anëtare të Bullgarisë dhe Rumanisë, që kufizohen me Detin e Zi. Për arsye historike dhe kulturore, shumica e popullsisë së Bullgarisë konsiderohet të jetë miqësore me Rusinë./ DW

Etiketa: natorusi


Ju sugjerojmë

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Qëllohet me armë zjarri një person në Lezhë

1 Shkurt, 2026 9:35 pm
Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël
Bota

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël

1 Shkurt, 2026 8:57 pm
Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
Aktualitet

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë

1 Shkurt, 2026 8:50 pm
Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të
Bota

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të

1 Shkurt, 2026 5:05 pm
Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve
Aktualitet

Rama flet për kadastrën e Vlorës: Të tjera drejtori do të zhvendosen

1 Shkurt, 2026 1:01 pm
Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga
Aktualitet

Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga

1 Shkurt, 2026 11:27 am
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Kronikë

Rrëzohet kërkesa e Veliajt, GJKKO lë në qeli kryebashkiakun e Tiranës

1 Shkurt, 2026 11:03 am
Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm
Kryesore

Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm

1 Shkurt, 2026 10:59 am
Pjesë e dosjes “Epstein”,  Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…
Bota

Pjesë e dosjes “Epstein”, Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…

31 Janar, 2026 11:27 pm
Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç
Bota

Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç

31 Janar, 2026 10:46 pm
Para
Studimet/ Omicroni mund të jetë më i lehtë se Delta

Studimet/ Omicroni mund të jetë më i lehtë se Delta

Transferohet shërbimi i urgjencës kirurgjikale nga QSUT

Transferohet shërbimi i urgjencës kirurgjikale nga QSUT

Sekuestrohet kokainë e kanabis në Pogradec, 6 persona në pranga

Sekuestrohet kokainë e kanabis në Pogradec, 6 persona në pranga
















TE FUNDIT

Qëllohet me armë zjarri një person në Lezhë

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
1 Shkurt, 2026

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qendër të fshatit Rrilë në Lezhë, ku si pasojë...

Lexo më shumë

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël
1 Shkurt, 2026

Princesha e kurorës së Norvegjisë është përfshirë në një tjetër skandal faqet e reja të dosjes Epstein duket se tregojnë...

Lexo më shumë

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
1 Shkurt, 2026

Aksi Elbasan-Qafë Thanë është hapur për qarkullimin e mjeteve, pas disa orësh bllokim të shkaktuar nga rrëshqitjet e dherave dhe...

Lexo më shumë

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të
1 Shkurt, 2026

Ish- presidenti dhe ish-Kryeministri i Malit të Zi Milo Djuknovic ka mohuar të ketë patur njohje apo komunikim me Jeffrey...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com