Policia ka asgjësuar 8602 bimë kanabisi në Shllak dhe Temal të Vaut të Dejës.
Uniformat blu bëjnë me dije se territori është kontrolluar intensivisht nga ajri dhe toka, me mbështetjen e helikopterit të Forcave Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër dhe shërbime të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër. gjatë kontrollit të territorit, në njësitë administarative Shllak dhe Temal të Vaut të Dejës, gjetën dhe asgjësuan 8602 bimë kanabis.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale”, njofton policia.
Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon.