Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ne bashkëpunim me Doganat e Kosovës sot ka bërë asgjësimin e 20595 kilogram mish i pulës me origjinë nga Britania e Madhe.
“Inspektori veterinar kufitar i AUV-së gjatë kontrollit të rregullt ka hasur në një ngarkesë me produkte me afat të skaduar. Inspektori menjëherë e ka ndaluar, ka bërë bllombimin dhe ka bërë refuzimin e lejimit të futjes në treg të brendshëm për konsum. Ashtu siç parashihet me ligjet ne fuqi operatori i biznesit importues ka paraqitur kërkesë pranë AUV-së që t’i mundësohet asgjësimi. Sot nën monitorimin e Inspektorëve të AUV-së. dhe Doganave të Kosovës është kryer i gjithë procesi i asgjësimit. Brenda në terminal është shkurruar produkti me hedhje ne mikserin e mjeteve të pastrimit dhe pastaj është groposur ne deponinë e mbeturinave në Dragash”, thuhet në njoftimin e AUV.