Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aseksualiteti: Seks? Jo faleminderit!

2022/09/12 at 2:35 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Aseksualiteti: Seks? Jo faleminderit!

“Ke nevojë për mjekim dhe terapi!’ Njerëzit aseksualë janë ende subjekt i paragjykimeve. Lennart dhe Akaya po ndjekin rrugën e tyre.


Lennart ecën nëpër Reeperbahn të Hamburgut, një rrugë për festime. Rreth tij: dyqane seksi, kinema pornografike, shtëpi publike. Përgjatë rrugës ai shikon gjinj të mëdhenj dhe të pasme të shëndosha. Por 38-vjeçarit me syze dhe me një buzëqeshje të ngurtë nuk i bën përshtypje kjo. Ai është aseksual. “Kur i shikoj, nuk mendoj, ah shiko ato gjinj do t’i prekja. Për mua, ky është një billboard me reklama të këqija, gjëra që nuk i kuptoj.”

Që në pubertet ai vuri re se ishte ndryshe nga të tjerët. Kur shokët e tij të klasës filluan të interesoheshin për seksin, ai nuk e kuptoi se për çfarë bëhej gjithë ajo zhurmë. Por edhe ai donte të provonte seksin dhe e bëri –  me një rezultat shumë të qartë: “Po, e pash që mund të bëhet dhe nuk u neverita me të. Por kjo gjë nuk më intereson dhe më mirë të mos e bëj”.

As Akaya nuk ka mundur ta shijojë kurrë seksin. 22-vjeçarja me flokë të kuqe të shkurtëra, është rritur pranë Bielefeld në landin Renania Veriore Vestfalia. Rreth familjes së saj, në një zonë rurale, kishte vetëm çifte heteroseksuale. Kur ajo adresoi mungesën e dëshirës së saj për të bërë seks, nga miqtë dhe familjarët merrte gjithmonë të njëjtën përgjigje: “Thjesht duhet të gjesh partnerin e duhur. Pastaj, kur ta doni vërtet njëri-tjetrin, do të shijoni edhe intimitetin.’

Ajo e bëri këtë – për shkak të presionit social. Kishte partnerë të ndryshëm vazhdimisht, me shpresë se një ditë do ta gjejë të duhurin. Por nuk e gjeti. Kur ishte në shkollë të mesme, ajo u përball me temën e aseksualitetit, dhe këtu e gjeni veten menjëherë. “Në atë moment kuptova: Nuk kam pse të gjej personin e duhur. Është në rregull që nuk më pëlqen seksi dhe nuk kam nevojë për të”.

Çfarë do të thotë aseksualitet?

Në studime të ndryshme thuhet se midis 0.5 deri në 5 përqind e popullsisë gjermane janë aseksualë. Ata tregojnë pak ose aspak dëshirë për seks. Meqenëse aseksualiteti është pak i hulumtuar dhe kryesisht i panjohur në shumë qarqe, numri i rasteve të paraportuara mund të jetë shumë më i lartë. Ashtu si Akaya dhe Lennarti, shumë aseksualë jetojnë me ndjenjat e të qenit të ndryshëm apo edhe të ‘gabuar’ për vite me rradhë, pa i kuptuar si duhet ndjenjat e tyre.

Mjedisi shpesh reagon me moskuptim. Nga jashtë, aseksualiteti shpesh ngatërrohet me beqarinë ose me humbjen e libidos, por kjo nuk ka të bëjë fare me të, thotë Prof. Johannes Fuss, drejtor i Institutit për Psikiatrinë Forenzike dhe Kërkimet e Seksit në Universitetin e Duisburg-Essen. “Aseksualiteti është një gjë e përjetshme, jo një gjë e fituar që vjen papritur. Është e krahasueshme me orientime të tjera seksuale si homoseksualiteti.”

Aseksuale, por ndonjëherë romantike

Por mungesa e dëshirës të bësh seks nuk do të thotë që njerëzit aseksualë në përgjithësi nuk hyjnë në marrëdhënie romantike. Akaya ka gjashtë muaj që është me shoqen e saj Merle, sot do të takohen për të bërë kostume. Duke qeshur, të dyja ulen në tavolinën e dhomës së ndenjes, presin pëlhura dhe shkëmbejnë shikime dashurie. Të dyja janë aseksuale dhe janë njohur në një aplikacion takimesh. Ato nuk bëjnë seks, por puthen dhe përqafohen.

Një marrëdhënie nuk ka nevojë për seks, shpjegon Akaya. “Ju mund të kaloni kohë së bashku në mënyra të tjera duke krijuar intimitetin tuaj.” Gjetja e një partneri aseksual ishte e rëndësishme për të dyja. “Nëse do të kishte qenë dikush që nuk ishte aseksual, do të më duhej t’i kërkoja personit të abstenonte. Dhe kjo thjesht nuk më pëlqen,” thotë Merle. Të dyja e kishin të qartë që në fillim se nuk do të bënin seks, se mjafton mbajtja për dore dhe përqafimi. Ato e diskutojnë rregullisht këtë marrëdhënie të tyre.

Ndërsa shumica e njerëzve aseksualë nuk duan marrëdhënie, ka prej tyre që bëjnë edhe seks. Shumë e bëjnë këtë nga dëshira për të pasur fëmijë, ose nga dashuria për partnerin, nëse personi tjetër është i interesuar për seks, shpjegon Johannes Fuß. Më pas seksi bëhet dhuratë për partnerin, sepse “shumë njerëz aseksualë kanë ndjenja romantike”, shton ai.

Stigmatizimi dhe paragjykimi

hkojmë nga Reeperbahn në apartamentin e Lennartit në Hamburg Altona. Librat janë grumbulluar në dhomën e tij të ndenjes, shumë prej tyre kanë të bëjnë me aseksualitetin. Ai e ka pranuar hapur këtë identitet prej katër vitesh dhe flet për këtë edhe me të tjerët. Ai shpesh merr këshilla të pakërkuara si: ‘A keni menduar ndonjëherë të kontrolloni nivelet e hormoneve?’, ‘Ndoshta ju ka ndodhur diçka e keqe dhe e keni ndrydhur atë.’ ose ‘Ju duhet të kërkoni terapi ose mjekim’. Lennartit nuk i pëlqejnë këto përvoja.

Terapia për personat aseksualë nuk është e nevojshme, thekson specialisti i psikiatrisë dhe psikoterapisë Johannes Fuss. “Pika thelbësore është presioni psikologjik. Aseksualët nuk vuajnë nga orientimi i tyre, nuk u mungon asgjë”. Prandaj, trajtimi me ilaçe nuk është i nevojshëm. Shoqëria duhet të trajtohet me edukim. “Disa njerëz duan seks çdo ditë, të tjerë vetëm një herë në muaj ose aspak. Kjo është pjesë e spektrit, është normale dhe e shëndetshme.”

Akaya dhe Lennart jetojnë mirë me aseksualitetin e tyre. “Meqenëse nuk kam bërë më seks, nuk kam pasur më probleme të përditshme. Nuk kam më nevojë të bëj dush vazhdimisht ose të ndërroj gjërat në krevat, kjo është praktike”, thotë Lennart duke qeshur. Ata e pranojnë veten ashtu siç janë, tani duan që edhe shoqëria t’i pranojë si të tillë./DW



Ju sugjerojmë

Balla takim me Gonzaton: Reforma zgjedhore dhe territoriale, kyçe për integrimin
Politikë

Balla takim me Gonzaton: Reforma zgjedhore dhe territoriale, kyçe për integrimin

20 Janar, 2026 7:03 pm
Bilanci i Trump, një vit nga betimi si President i 47 i SHBA
Bota

Bilanci i Trump, një vit nga betimi si President i 47 i SHBA

20 Janar, 2026 5:14 pm
Rama: Akoma nuk e di çfarë faji ka bërë Erion Veliaj
Aktualitet

Seanca për rritjen e pagave të gjyqtarëve në Kushtetuese, Rama: Turp kombëtar

20 Janar, 2026 4:47 pm
Tentoi të vriste policin, dënohet me 10 vjet burg shqiptari në Skoci
Kronikë

Tentoi të vriste policin, dënohet me 10 vjet burg shqiptari në Skoci

20 Janar, 2026 4:10 pm
Shtyhet seanca për Veliajn, arsyeja
Aktualitet

Veliaj depoziton kallëzim penal për falsifikim dokumentesh gjyqësore

20 Janar, 2026 3:40 pm
I kërkuar nga Britania për vrasje, vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës 26-vjeçari
Kronikë

I kërkuar nga Britania për vrasje, vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës 26-vjeçari

20 Janar, 2026 3:26 pm
Deputetët e PD u përjashtuan nga parlamenti, Noka: Vendimin do e çojmë në gjykatë
Kryesore

Deputetët e PD u përjashtuan nga parlamenti, Noka: Vendimin do e çojmë në gjykatë

20 Janar, 2026 3:19 pm
Kina do të ndërtojë ambasadën gjigande në Londër
Bota

Kina do të ndërtojë ambasadën gjigande në Londër

20 Janar, 2026 3:10 pm
Integrimi/Negociatorët me BE tregojnë projektligjet që duhen miratuar në Parlament
Politikë

Integrimi/Negociatorët me BE tregojnë projektligjet që duhen miratuar në Parlament

20 Janar, 2026 3:08 pm
Kryeministri Belg-Trump: Tërhiqu ose marrëdhëniet SHBA-Europë do të marrin fund
Bota

Kryeministri Belg-Trump: Tërhiqu ose marrëdhëniet SHBA-Europë do të marrin fund

20 Janar, 2026 3:02 pm
Para
PD: Kongresi i arsimit të Ramës ngjante me kongreset e partisë së të atit

PD: Kongresi i arsimit të Ramës ngjante me kongreset e partisë së të atit

“Siç do e donte Sami Frashëri”, Veliaj fton ish-samistët e opozitës në festë pajtimi

"Siç do e donte Sami Frashëri", Veliaj fton ish-samistët e opozitës në festë pajtimi

Kërkesë për ndihmë juridike në disa shtete, Prokuroria hetime për sulmet kibernetike

Kërkesë për ndihmë juridike në disa shtete, Prokuroria hetime për sulmet kibernetike
















TE FUNDIT

Balla takim me Gonzaton: Reforma zgjedhore dhe territoriale, kyçe për integrimin

Balla takim me Gonzaton: Reforma zgjedhore dhe territoriale, kyçe për integrimin
20 Janar, 2026

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, priti në Kuvend Ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato,...

Lexo më shumë

Bilanci i Trump, një vit nga betimi si President i 47 i SHBA

Bilanci i Trump, një vit nga betimi si President i 47 i SHBA
20 Janar, 2026

Tarifat Një nga gurët themelorë të politikës ekonomike të administratës së re Trump janë tarifat. Ato u njoftuan për vende...

Lexo më shumë

Seanca për rritjen e pagave të gjyqtarëve në Kushtetuese, Rama: Turp kombëtar

Rama: Akoma nuk e di çfarë faji ka bërë Erion Veliaj
20 Janar, 2026

Gjykata Kushtetuese është mbledhur prej orës 10 të mëngjesit për të shqyrtuar një kërkesë të Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë...

Lexo më shumë

Tentoi të vriste policin, dënohet me 10 vjet burg shqiptari në Skoci

Tentoi të vriste policin, dënohet me 10 vjet burg shqiptari në Skoci
20 Janar, 2026

Gjykata e Lartë në Glasgow të Skocisë ka dënuar me 10 vjet burg 32 vjeçarin shqiptar Liridon Kastrati, pasi ky i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com