Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përshëndetur votimin në Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, për anëtarësimin e Kosovës në KiE.
Në një reagim në rrjetet sociale, Rama shprehet se ky ishte një hapë I drejtë I cili I dha Kosovës atë çka I takonte.
Postimi I plotë I Ramës:
“Një hap historik sapo u hodh në asamblenë parlamentare të këshillit të europës për pranimin e Kosovës si anëtar i komunitetit të shteteve të KiE. Urime, urime, urime nga zemra Kosovës dhe faleminderit të gjithë miqve e partnerëve në Asamblenë Parlamentare, që na mbështetën në hedhjen e këtij hapi të drejtë, i cili i dha Kosovës çka i takonte dhe i bëri nder vetë Këshillit të Europës.
Tani hapi i fundit historik në maj, në Komitetin e Ministrave, ku të gjithë duhet të bëjnë të vetmen gjë të duhur: VULOSJEN E KËTIJ ANËTARËSIMI pa të cilin mozaikut europian të Këshillit të Europës i mungon një gur i pamohueshëm dhe i pazëvendësueshëm. Forca KOSOVË”, shkruan Rama.