Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“As mos pëshpërit në gjuhën tënde…” Rregulla të rrepta në Rusi për emigrantët

2024/07/28 at 9:39 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“As mos pëshpërit në gjuhën tënde…” Rregulla të rrepta në Rusi për emigrantët

Një agjenci ruse po shtyn përpara rregulla të reja të sjelljes për emigrantët e Azisë Qendrore.


Rregullat kufizojnë ashpër përdorimin e gjuhës së tyre amtare dhe i paralajmërojnë ata kundër faljes në publik dhe sakrifikimit të kafshëve për qëllime fetare.

Ato u prezantohen emigrantëve përmes një kursi 70-minutësh, të krijuar nga Agjencia Federale e Çështjeve Etnike e Rusisë (FAEA), në seminare që organizohen në pjesë të caktuara të këtij vendi.

Mes tjerash, kursi u bën me dije se duhet të kenë njohuri të detyrueshme të gjuhës ruse dhe ligjeve të emigracionit dhe të mos përdorin gjuhën e tyre amtare kur flasin për rusët.

Nga kursi, ata gjithashtu marrin vesh se nuk duhet “as të pëshpëritin” në publik në gjuhën e tyre amtare, raportoi gazeta Kommersant.

Për më tepër, praktika e zakonshme e Azisë Qendrore për t’iu drejtuar njerëzve si “vëlla” ose “motër”, thuhet se është e papranueshme kur ata u referohen rusëve.

Përveç kufizimeve në gjuhë dhe në sjellje, ka edhe kufizime fetare, përfshirë ndalimin e therjes së kafshëve në publik.

Kursi, i cili përfshin 11 video të animuara me një personazh të quajtur Timur, ka edhe një mësim historie, sipas të cilit “zhvillimi i Azisë Qendrore është financuar në mënyrë të konsiderueshme nga buxheti i Bashkimit Sovjetik”.

Kursi, gjithashtu, supozohet se u tregon migrantëve për mundësinë e “marrjes së shtetësisë ruse në mënyrë të thjeshtuar”: duke shërbyer në ushtrinë ruse.

Ai përfshin edhe paralajmërime kundër bashkimit me ekstremistë ose persona të përfshirë në aktivitete terroriste.

Rregullat e tilla të sjelljes nuk janë bërë ende ligj, por disa analistë i thanë gazetës Kommersant se ky “kurs i përshtatjes” mund të bëhet i detyrueshëm për të gjithë migrantët që kërkojnë qëndrim afatgjatë, punësim dhe shtetësi në Rusi.

Stanislav Bedkin, nënkryetar i Agjencisë Federale të Çështjeve Etnike të Rusisë, tha se kursi është testuar me sukses në katër rajone ruse, përfshirë Moskën. Pas disa përmirësimeve, ai tha se kursi i përditësuar është dërguar në të gjitha rajonet e vendit.

“Do të rritet korrupsioni”

Shumë emigrantë kirgizë në Rusi mësuan për këto rregulla vetëm nga raportet e lajmeve në internet.

Asan, një punëtor kirgiz që jeton tash e shtatë vjet në Rusi, thotë se po mendon për t’u kthyer në Kirgizi ose për të bërë përpjekje për të shkuar në Shtetet e Bashkuara, për shkak të shqetësimit të tij për rregullat e reja të raportuara.

“Ligjet këtu po ndryshojnë çdo ditë. Le të shohim se çfarë do të ndodhë… Ende nuk mund të na gjobisin nëse flasim në gjuhën kirgize”, i tha ai Shërbimit kirgiz të Radios Evropa e Lirë.

Emigranti tjetër kirgiz, Maksat, mendon se rregullat e reja do ta rrisin korrupsionin në mesin e policëve rusë.

“Ata do të fitojnë para nga emigrantët për diçka që nuk ekziston”, thotë ai.

“Do të rritet korrupsioni [në mesin e zyrtarëve të zbatimit të ligjit]. Emigrantët do të vuajnë si zakonisht. Ne do të heshtim sikur të jemi në një regjim totalitar”, shton Maksati.

Kommersant raportoi se kursi aplikohet tashmë në së paku pesë rajone: Kaliningrad, Moskë, Perm, Jakutia dhe Krasnodar.

Një përfaqësues nga Ministria kirgize e Migrantëve në Rusi i tha Radios Evropa e Lirë se “rregullat e reja për sjelljen e emigrantëve janë vetëm një propozim” dhe se i gjithë kursi, aktualisht, është duke u studiuar nga zyrtarët në Kirgizi.

Avokati kirgiz, Erlanbek Toktosunov, i cili punon në Rusi, thotë se pajtohet me kërkesën që emigrantët t’i njohin ligjet ruse. Por, sipas tij, shumica e emigrantëve nga Azia Qendrore, që kërkojnë punë në Rusi, vijnë nga rajonet rurale dhe nuk flasin rusisht.

“Njerëzit e zakonshëm nga rajonet rurale të Azisë Qendrore shkojnë [në Rusi] për të siguruar jetesën, por shumica e tyre nuk flasin mirë rusisht dhe ata, thjesht, punojnë si pastrues të rrugëve ose në ndërtim”, thotë Toktosunov për Radion Evropa e Lirë.

A mund të mbijetojë Rusia pa emigrantë?

Sipas Ministrisë së Brendshme ruse, rreth 10.5 milionë emigrantë – kryesisht nga Uzbekistani, Taxhikistani dhe Kirgizia – punojnë në Rusi.

Azia Qendrore, prej vitesh, është burim kryesor i fuqisë së lirë punëtore për Rusinë. Ajo i plotëson shumë boshllëqe të saj, që janë krijuar për shkak të nevojave të ushtrisë ruse, pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022.

Ndërsa zyrtarët e lartë rusë janë të vetëdijshëm për deficitin e fuqisë punëtore në vend dhe ndikimin e tij negativ në ekonomi, disa rajone janë duke vënë kufizime në punësimin e migrantëve.

Rreth 18 rajone kanë miratuar ose janë në proces të miratimit të ligjeve që ndalojnë punësimin e emigrantëve si shoferë taksie, si shitës të alkoolit dhe duhanit, si punonjës në shërbimet financiare e të tjera.

Shumë prej këtyre kufizimeve janë ndërmarrë pas sulmit terrorist në një sallë koncertesh pranë Moskës, në muajin Mars. Në atë sulm kanë mbetur të vrarë 145 njerëz.

Ndjenjat anti-emigrante në Rusi janë rritur pas këtij sulmi, duke bërë që vende si Taxhikistani dhe Kirgizia t’i paralajmërojnë qytetarët e tyre kundër udhëtimit në Rusi.

Po ashtu, shumë migrantë janë mbajtur në paraburgim pas mbërritjes në Rusi dhe shumë prej tyre u është refuzuar hyrja – pavarësisht se kanë pasur dokumente të vlefshme – dhe janë kthyer në vendet e tyre të origjinës.

Por, edhe para sulmit terrorist, migrantët kanë qenë shpesh cak i diskriminimit në Rusi.

Çdo vit, autoritetet ruse kryejnë fushata të mëdha kundër migrantëve, të cilat përfshijnë bastisje gjithëpërfshirëse në xhami, në biznese që punësojnë qytetarë nga Azia Qendrore dhe në vende ku mblidhen migrantët.

Pavarësisht vështirësive të tilla, shumë qytetarë nga Azia Qendrore nuk kanë zgjidhje tjetër, veçse të vazhdojnë të punojnë në Rusi.

Taxhikistani dhe Kirgizia janë ndër vendet më të varfra në Azinë Qendrore dhe remitancat nga qytetarët e tyre, që punojnë në Rusi, përbëjnë gati gjysmën e prodhimit të brendshëm bruto të këtyre vendeve./REL



Ju sugjerojmë

Protesta e opozitës, reagon Balla: Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë
Kryesore

Protesta e opozitës, reagon Balla: Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë

22 Dhjetor, 2025 10:00 pm
Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli
Aktualitet

Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli

22 Dhjetor, 2025 9:04 pm
VIDEO/ Deputetët sherr me grushte në Parlamentin e Turqisë
Bota

VIDEO/ Deputetët sherr me grushte në Parlamentin e Turqisë

22 Dhjetor, 2025 5:05 pm
Kina godet produktet e qumështin evropian, tarifa deri në 42.7% për importet nga BE
Bota

Kina godet produktet e qumështin evropian, tarifa deri në 42.7% për importet nga BE

22 Dhjetor, 2025 4:03 pm
Protesta e PD në orën 18:00, hiqet pema e Krishtlindjeve para Kryeministrisë
Aktualitet

Protesta e PD në orën 18:00, hiqet pema e Krishtlindjeve para Kryeministrisë

22 Dhjetor, 2025 3:23 pm
Sot protestë kombëtare, Berisha: Ftoj të gjitha partitë opozitare të bashkohen
Kryesore

Sot protestë kombëtare, Berisha: Ftoj të gjitha partitë opozitare të bashkohen

22 Dhjetor, 2025 1:28 pm
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Kronikë

Hapësirat publike, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe policisë

22 Dhjetor, 2025 1:05 pm
Izraeli miraton ndërtimin e vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor
Bota

Izraeli miraton ndërtimin e vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor

22 Dhjetor, 2025 12:36 pm
Vetëdorëzohen vëllezërit e shpallur në kërkim, plagosën me armë dy persona në Kukës
Kronikë

Vetëdorëzohen vëllezërit e shpallur në kërkim, plagosën me armë dy persona në Kukës

22 Dhjetor, 2025 12:34 pm
PD proteson, rrugët që do të bllokohen në Tiranë
Aktualitet

PD proteson, rrugët që do të bllokohen në Tiranë

22 Dhjetor, 2025 11:58 am
Para
Shqiptarët pa viza në 99 shtete, vendi i fundit që futet në listë

Shqiptarët pa viza në 99 shtete, vendi i fundit që futet në listë

Pse Berlini është kryeqyteti i fesë?

Pse Berlini është kryeqyteti i fesë?

Policia operacion në Gjirokastër, pas shtëpisë së barit zbulohet edhe pajisje kriptomonedhash

Shpërthimi me tritol gjatë natës në Shkodër, identifikohet njëri nga autorët e dyshuar
















TE FUNDIT

Protesta e opozitës, reagon Balla: Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë

Protesta e opozitës, reagon Balla: Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë
22 Dhjetor, 2025

Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i dërgon një mesazh kryetarit të PD, Sali Berisha pas molotovëve...

Lexo më shumë

Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli

Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli
22 Dhjetor, 2025

Partia Demokratike ka mbajtur këtë të hënë protestën  kombëtare, e inicuar në fakt pas ngjarjeve të fundit të lidhura me...

Lexo më shumë

VIDEO/ Deputetët sherr me grushte në Parlamentin e Turqisë

VIDEO/ Deputetët sherr me grushte në Parlamentin e Turqisë
22 Dhjetor, 2025

Seanca e fundit e diskutimeve plenare për buxhetin e shtetit në Parlamentin turk u shënua nga tensione të larta dhe...

Lexo më shumë

Kina godet produktet e qumështin evropian, tarifa deri në 42.7% për importet nga BE

Kina godet produktet e qumështin evropian, tarifa deri në 42.7% për importet nga BE
22 Dhjetor, 2025

Kina do të vendosë tarifa të përkohshme prej 21.9% deri në 42.7% për disa produkte qumështi të importuara nga Bashkimi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com