Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

As luftërat nuk e rrënuan Argjironë si Ju

2018/02/15 at 4:29 PM
në Aktualitet, Komente
Kohë leximi: 2 min
A A
As luftërat nuk e rrënuan Argjironë si Ju

Vangel Tavo


Edhe pas shumë ditësh denoncimi në media e rrjete sociale për rrezikun e shembjes së Kalasë së Gjirokastrës, nuk është marrë asnjë masë e nuk është bërë asnjë ndërhyrje. Kalaja e qytetit të Gjirokastrës ka pësuar çarje në pjesë të mëdha të murit të saj, duke rrezikuar seriozisht shembjen. Ka një rrëshqitje të një pjese shkëmbi në zonën poshtë Kullës së Sahatit, e cila vë në rrezik tërë Kalanë, monument kulture i kategorisë së parë.

Inxhinierët dhe ekspertët kanë ngritur alarmin për rrezikun që i kanoset Kalasë. Duhet menjëherë të merren masa urgjente për mbrojtjen e monumentit. Edhe me sy të lirë dallohet çarja e kullës jugore dhe lagështia në galeritë poshtë kullës së sahatit.
Disa ditë më parë rreshjet e dendura dëmtuan Urën e Llongos dhe Koshovicës. Në Zagori ura e Hoshtevës, monument kulture, u rrënua plotësisht. Monumentet e Gjirokastrës e mbarë qarkut të saj po rrënohen njëra pas tjetrës.

Kalaja është në varësi të Ministrisë së Kulturës e cila nuk ka bërë asnjë investim dhe madje nuk po merr asnjë masë për mbrojtjen e saj në këtë gjendje kritike në të cilën ndodhet.

Kalaja është identiteti i Argjirosë dhe simboli i çdo gjirokastriti. Asnjë pushtues e as Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore nuk arritën ta rrënonin atë, por me sa duket indiferenca dhe neglizhenca e një qeverie mund t’ia dalë mbanë.

“Ra Si Yll Po Su Shua,” shkruan mjeshtri Ismail Kadare për Argjironë

“….. ja Argjiroja e shpejtë
tok me foshnjezën e vet
u vërtit si zog në erë
nga kalaja në humnerë
shkëmb më shkëmb seç u copëtua
ra si ylli po su shua
dhe kujtoi ky shkëmb i bardhë
se fëmija saj mbet gjallë
dhe që foshnjen ta mekojë
qumësht zuri të pikojë.”

Për qindra vite Argjiroja nuk është shuar nga kujtesa e popullit gjirokastrit, sepse Kalaja ka mbajtur gjallë heroizmin, legjendat, dhe historinë e këtij qyteti. Lejoni me indiferentizmin tuaj të copëtohet shkëmb më shkëmb e gurë më gurë, dhe identiteti i kësaj treve shuhet.

Ndërhyni sa më shpejtë që të mos përshkruheni në tekstet shkollore si varrmihësit e historisë.

*Vangjel Tavo, deputet i LSI per qarkun e Gjirokastrës

*Foto nga kalaja e demtuar ditët e fundit

Etiketa: APELKalajaqarja e mureveqeveriavangjel tavo


Ju sugjerojmë

Siguria online, AKSK: Kujdes nga mesazhet mashtruese në WhatsApp
Aktualitet

Siguria online, AKSK: Kujdes nga mesazhet mashtruese në WhatsApp

29 Dhjetor, 2025 5:25 pm
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Aktualitet

Lëvizje në kupolën e Policisë së Shtetit, shkarkohet nga detyra…

29 Dhjetor, 2025 4:04 pm
Rama: Në Shqipëri është problem liria e shpifjes
Aktualitet

Rama reagon për mungesën e ujit në Vlorë: Plasi më në fund syri i keq

29 Dhjetor, 2025 3:24 pm
“Minutat e Fundit” në Globe: finalja e vitit me ulje deri në 60%
Aktualitet

“Minutat e Fundit” në Globe: finalja e vitit me ulje deri në 60%

29 Dhjetor, 2025 12:36 pm
Stoku në gjykata, Sadushi vë alarmin: S’ka gjyqtarë, punohet me 73% të kapacitetit
Aktualitet

Stoku në gjykata, Sadushi vë alarmin: S’ka gjyqtarë, punohet me 73% të kapacitetit

29 Dhjetor, 2025 12:34 pm
Katër ditë pa ujë, qytetarët e Vlorës dynden te burimi i Ujit të Ftohtë
Aktualitet

Katër ditë pa ujë, qytetarët e Vlorës dynden te burimi i Ujit të Ftohtë

29 Dhjetor, 2025 10:01 am
Protesta në Vlorë për mungesën e ujit/Qytetarët futen në teatër,bllokojnë dhe rrugët
Aktualitet

Protesta në Vlorë për mungesën e ujit/Qytetarët futen në teatër,bllokojnë dhe rrugët

28 Dhjetor, 2025 8:18 pm
Amnistia penale, kategoritë që përfitojnë dhe numrin e atyre që lirohen nga burgu
Aktualitet

Amnistia penale, kategoritë që përfitojnë dhe numrin e atyre që lirohen nga burgu

28 Dhjetor, 2025 8:05 pm
Djegia e 8 autobusëve në Durrës, policia zbardh ngjarjen
Aktualitet

Djegia e 8 autobusëve në Durrës, policia zbardh ngjarjen

28 Dhjetor, 2025 1:45 pm
Vlora pa ujë prej 72 orësh
Aktualitet

Vlora pa ujë prej 72 orësh

28 Dhjetor, 2025 12:43 pm
Para
E zhveshur, në vaskë, me një shishe shampanjë. Ja Shën Valentini i Klaudia Pepës

E zhveshur, në vaskë, me një shishe shampanjë. Ja Shën Valentini i Klaudia Pepës

Nuk po ju ecën me atë që pëlqeni? Ja çfarë duhet të bëni për të ndryshuar situatën

Foto/ Rama sërish me kostum dhe atlete

Foto/ Rama sërish me kostum dhe atlete
















TE FUNDIT

Kurti: E ardhmja e Kosovës e orientuar fort drejt BE-së

Kurti: E ardhmja e Kosovës e orientuar fort drejt BE-së
29 Dhjetor, 2025

Një ditë pas zgjedhjeve që e shpallën fituese partinë e tij, kreu i Vetvendosjes Albin Kurti, ka reaguar në platformën...

Lexo më shumë

“Ukraina sulmoi shtëpinë e Putinit”- Zelensky i përgjigjet akuzave ruse: Gënjeshtra

“Ukraina sulmoi shtëpinë e Putinit”- Zelensky i përgjigjet akuzave ruse: Gënjeshtra
29 Dhjetor, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është kundërpërgjigjur ndaj pretendimeve se Ukraina shënjestroi një rezidencë zyrtare të Vladimir Putinit në një sulm...

Lexo më shumë

SHBA: Trump dhe Putin zhvilluan një tjetër bisedë telefonike

Samiti i Alaskës, shpallet ora kur nis takimi mes Presidentëve Trump-Putin
29 Dhjetor, 2025

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se Presidenti Donald Trump dhe homologu i tij rus Vladimir Putin kanë zhvilluar një bisedë...

Lexo më shumë

Berisha: E nisim vitin me protesta

Auto-Skicë
29 Dhjetor, 2025

Kreu i PD-së, Sali Berisha, më fjalën e tij gjatë protestës së demokratëve, njoftoi se 2026 do të nisë me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com