Një sërë personazhesh publik i janë bashkuar sfidës më të përhapur të momentit. Të kërcesh këngën e Drake “In my feelings” është gjëja më “in” tashmë, dhe secili po mundohet të jetë origjinal në mënyrën e tij.
Erjona Sulejmani, modelja dhe ish gruaja e futbollistit shqiptar që luan me Zvicrën Blerim Xhemaili, ka qenë personazhi i radhës që i është bashkuar kësaj sfide. Ajo ka publikuar një video ku shfaqe shumë sensuale, teksa kërcen nën ritmet e “In my feelings”.