Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Artist apo Robot?” Debati mbi autenticitetin e ESC – Festivali i 68 ́të i Eurovizionit!

2024/05/13 at 8:10 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 7 min
A A
“Artist apo Robot?” Debati mbi autenticitetin e ESC – Festivali i 68 ́të i Eurovizionit!

Nga Eda Zari


“Së fundmi” si fillim, një mesazh për të gjithë pjesëmarrësit e Festivalit Eurovizion:

Lutem, mbani mend se ndonjëherë “Simple is more” – ndryshe thënë – “thjeshtësia është mjeshtëri”. Sidomos kur bëhet fjalë për fishekzjarrë, lede, vezullime teknologjie dhe mbi të gjitha: përdorimi i menusë së; Autotune – për vokalet.

Pavarësisht çarjeve të thella në fasadën e unitetit ndërkombëtar muzikor të Festivalit Evropian nën sloganin tanimë ironik “United by Music” (Muzika bashkon), narrativa ime nuk do të përsiatet te konfliktet dhe diskutimet gjeopolitike që shpesh shoqërojnë këtë ngjarje. Megjithëse një numër i madh i interpretuesve këtë vit përfunduan performancat e tyre me mesazhe paqeje.

Një akt i vogël rebelimi ndaj rregullores së ESC ́së vall?

Në vend të këtyre temave, dua të drejtoj vëmendjen në perspektiva të tjera, parë ksisoj nga pozicioni i krijuesit, performuesit por dhe producentit.

Në vitin 2011, rasti e solli të jem pjesë aktive e kreut të delegacionit shqiptar në Festivalin Evropian të Këngës, i cili u mbajt në vendin ku jetoj në Düsseldorf – “Esprit” Arena. Gjatë kësaj përvoje, pata mundësinë të njihem nga afër me të gjitha rregulloret, kriteret dhe parimet e ESC-së, të cilat edhe në atë kohë u kritikuan për thelbin e tyre tepër komercial dhe ndikimet gjeopolitike. Pas ortekut të kritikave dhe analizave që u shfaqën po atë vit nga Institute për Studimin e Muzikës Popullore (IASPM) në Gjermani, Austri, Belgjike, qofshin dhe revistat akademike: të tilla si “Popular Music”, “Music & Letters”, dhe “Journal of Popular Music Studies” të cilat publikojnë herë pas here artikuj shkencorë mbi “Eurovision Song Contest”, apo dhe analiza rreth impaktit kulturor, tendencat muzikore apo zhvillimet nivelore në rrafshin artistik – pata një shpresë naive se – ESC ́ja do të ndryshonte sjelljen e mendimit komercial duke ardhur më pranë esencës që pretendon të mbart ky kompeticion.

Teknikisht jam e magjepsur nga mënyra sesi Festivali Evropian i këtij viti, u paraqit me një përzierje maramendëse të teknologjisë dhe dizajnimit krijues skenik. “Malmö Arena”, me kubet dhe dyshemetë e saj LED të lëvizshme, ofroi një sfond mahnitës vizual për sejcilën performancë.

Nga kolegë të fushës por dhe nga informacionet teknike të publikuara rreth festivalit, mësove se “Malmö Arena” ishte e pajisur me teknologjinë e fjalës së fundit. Ndër të tjera u përdorën një sërë kamerash për të krijuar një përvojë vizuale të pazakontë live dhe sidomos teknologjisë përmes ekranit për publikun! Këto të dhëna i nxjerr kushdo nga burimet online;

Kamerat

Kamera transmetimi: Janë kamera dixhitale me cilësi të lartë për imazhe të mprehta dhe super të qarta për kuadro të afërta të artistëve. Tipet: Sony HDC-Series, Panasonic AK-UC4000. Kamerat robot: Janë kamera të kontrolluara nga distanca në shina ose vinça lëvizës dinamike për realizime kuadrosh e perspektivash të pazakonta. Tipet: Telemetrics OmniGlide, Shotoku TR-T Touch. Kamera krahu operative: Janë kamera të përdorura nga kameramanë për xhirime fleksibël për pamje të afërta të publikut. Tipet: Sony PXW-FX9, Canon EOS C70. Sisteme Railcam: Kamera që lëvizin nëpër shina përgjatë skenës për të mundësuar lëvizje të lëmuara pa dridhje dhe të stabilizuara. Sisteme Spidercam: Janë kamera të varura në litarë që mund të lëvizin lirshëm mbi skenë, duke ofruar perspektiva unike.

Teknologji të tjera – Mure dhe dysheme LED: Një sipërfaqe e madhe e ekraneve LED (rreth 1,000 metra katrorë) përbënte qendrën vizuale të shfaqjes. Ato mundësuan efekte spektakolare vizuale, si dhe ndërtime animacionesh në sfond me elementë ndërveprues. Kube LED të lëvizshme: Pesë kube të mëdhenj LED lundronin mbi skenë, duke kontribuar me efekte vizuale.

Shtesa speciale (AR): Elementet AR u integruan përgjatë netëve të festivalit për të futur objekte dhe efekte virtuale në mjedisin real. Projektimi i hartës digitale skenike: Kjo teknikë u përdor për të projektuar imazhe dhe animacione komplekse në skenë si dhe rekuizita, duke krijuar kështu një mjedis gjithëpërfshirës.

Teknika e ndriçimit: Një sistem i sofistikuar ndriçimi siguroi efekte dramatike ndriçimi dhe mbështeti atmosferën e performancave individuale të grupeve. Piroteknika: Fishekzjarre dhe efekte të tjera piroteknike u përdorën për të theksuar momente të caktuara në shfaqje.

A ju bën kjo menu – HD, 4K, 8K, 16K?

E kotë të shtoj se evolucioni i komponentëve vizual për argëtimin masiv të publikut duket se ka përparuar me shpejtësinë e dritës. Por si qëndron puna me audion, me zërin e këngëtarit, performuesit?

Festivali Evropian tashme ka takuar “Next Generation Audio” (NGA). Formati audio MPEG-H,1 i njohur gjithashtu si Next Generation Audio (NGA), ka revolucionarizuar mënyrën se si ne drejtpërdrejtë (marr shembull – ndodhemi në një teatër, filharmoni, stadium) por dhe në dëgjim jo të drejtpërdrejtë (përmes TV), të perceptojmë një përmbajtje ekselente të tingullit – si në netët e ESC 2024. “NGA” mundësoi një 3D audio gjithëpërfshirëse si dhe përmirësoi cilësinë e zërit për një përvojë dëgjimi mbresëlënës. Termi Next Generation Audio (zhvillimi më i fundit në sektorin e transmetimit Radio-Televiziv si dhe live streming) na ballafaqoi me një emër tërheqës por nga ana tjetër na bën njëkohësisht skeptik.

Këngëtarët janë të pajisur me mikrofona kondensatorë me cilësi të lartë për një tingull të qartë dhe të saktë, të lidhur me sisteme transmetimi pa fisha për lëvizje të lira skenike. Përforcimi dhe përpunimi i sinjalit bëhet përmes pultesh profesionale dhe ndërfaqeve audio.

Mirëpo, pavarësisht kësaj teknologjie, shqetësimi im qëndron në faktin se performancat shpesh duken të ekzagjeruara dhe të përqëndruara në efektet vizuale, duke humbur kështu thelbin e vërtetë të këtij kompeticioni të këngës. Nga perspektiva e këngëtarit e njoh sfidën e të kënduarit – live ndërsa kryejmë lëvizje komplekse koreografike; Në botën e koncerteve recitale, apo dhe asaj operistike ose “musical”, një këngëtar profesionist e di se si të përshtatë teknikën e tij vokale në varësi të kërkesave të skenës. Gjatë një arie, ku emocioni dhe thellësia e zërit janë thelbësore, lëvizjet minimizohen për të ruajtur kontrollin e frymëmarrjes dhe projektimin me ekonomi të zërit. Ndërsa në pasazhet recitative, ku theksi është në aktrim dhe dialog, këngëtari mund të lëvizë më lirshëm.

Në kontrast, me skenën e Eurovizionit, ku performanca është e limituar në vetëm tre minuta, këngëtarët duhet të jenë në lëvizje konstante, duke kërcyer dhe duke performuar koreografi të ndërlikuara, ndërkohë që duhet të mbajnë një zë të përsosur. Ky paradoks është veçanërisht i dukshëm kur e krahasojmë me performancat e gjata në opera, musical apo dhe koncerte ku këngëtarët kanë hapësirë për të pushuar dhe për t’u përqendruar në teknikën e tyre vokale.

Në Eurovizion, duket sikur përsosmëria vokale është një standard lehtësisht i arritshëm, pavarësisht nga kërkesat fizike të performancës. Duke u nisur nga ky arsyetim ngre pyetjen nëse kjo përsosmëri është e vërtetë apo është thjesht një iluzion i krijuar nga teknologjia e studios… “Tunduese” është që këngëtarët arrijnë një nivel kaq të lartë të kontrollit vokal ndërsa kryejnë koreografi komplekse! Lind nevoja për të shpjeguar – nëse të gjithë këngëtarët tingëllojnë njësoj, muzika bëhet e mërzitshme teksa ështe e parashikueshme.

1 MPEG-H Audio mund të sjellë – bie fjala – përvojën e stadiumit në shtëpinë tuaja gjatë një ndeshjeje futbolli transmetuar në Tv. Mund të dëgjosh zhurmën e tifozëve nga të gjitha anët, fishkëllimën e arbitrit nga drejtimi i duhur dhe komentin sportiv sikur të ishte pranë teje. Madje, mund të personalizosh volumin e zërave të ndryshëm dhe të dëgjosh vetëm ato që të interesojnë më shumë.

Prandaj, është e rëndësishme që ESC të gjejnë një ekuilibër midis përdorimit të teknologjisë dhe ruajtjes së individualitetit dhe stilit unik të artistëve. Me pak përpjekje mund të imagjinojmë një situatë të tillë ose bjerini shkurtazi – në Youtube gjeni të tre netët e fetivalit për të krahasuar monotoninë dhe ekzaktësinë e frikshme vokale!

Në krahasim me festivalet e kaluara (ku stonaturat, mini-skandalet gjatë performancave gjallëronin konkurimin), më pataksi fakti se në festivalin e këtij viti, zërat e artistëve në të tre netët tingëllonin me të njëjtin decibel vokal poaq dhe back vocalistët, gjithmonë të përsosur në intonacion, perfekt në performancë dhe koketimin me kamerat. Ngre dyshime mbi autenticitetin live te performancave. Në vend të interpretimit të vërtetë dhe të spontanitetit muzikor, performancat bien pre e një skripti – plani të përparuar dhe të përgatitur më parë, duke humbur kështu lidhjen dhe emocionet e vërteta me publikun.

A nuk është ironike që pikërisht inteligjenca artificiale, me aftësinë e saj për të imituar dhe krijuar, na bën të kuptojmë se sa të çmuara dhe të pazëvendësueshme janë emocionet tona të vërteta, të papërpunuara dhe të papërsosura?

Festivali Eurovizionit 2024, ishte një spektakël i ndriçimit verbues, koreografive dhe vokaleve të përsosura… që tingëllonin madje shumë të përsosura për të qenë të vërteta. Në një kohë kur teknologjia mund të krijojë iluzionin e përsosmërisë, ku mbetet vërtetësia e artit?

Në fund të fundit, ndoshta nuk ka rëndësi nëse zërat ishin të vërtetë apo jo. Spektatori dhe publiku i Eurovizionit nuk është një kritik muzikor, por një shikues që kërkon argëtim. Dhe në këtë aspekt, ESC 2024 e ka përmbushur misionin e tij. Por për ata prej që kërkojnë më shumë se thjesht një shpërthim ngjyrash dhe tingujsh, mbetet një shije e hidhur në gojë, për të mos folur pastaj për sloganin se “muzika bashkon”.

Një shije e iluzionit, e artificialitetit, e një realiteti të rremë që, megjithëse i bukur, nuk mund të zëvendësojë kurrë bukurinë e papërpunuar të një shpirti njerëzor që këndon.

Ndoshta është koha që Eurovision të rikthehet tek rrënjët e tij, të braktisë fasadën e përsosmërisë teknologjike dhe të na ofrojë përsëri atë që e bën muzikën të vërtetë.

Pose po është koha që të pranojmë se përsosmëria në muzikë, ashtu si në jetë, është një iluzion i paarritshëm. Sosi koha që të festojmë papërsosmërinë, të përqafojmë çdo krismë në zë, çdo notë të pasigurt, çdo dridhje të zemrës që na bën të ndihemi njerëzor. Fundja, siç thoshte Leonard Cohen: “There is a crack in everything. That’s how the light gets in.” Ndoshta këto të çara, këto papërsosmëri, janë ato që e bëjnë muzikën të vërtetë, të gjallë dhe të aftë të na prekë thellë në shpirt.



Ju sugjerojmë

VIDEO/ Erdhi për pushime në Theth, turisti e gjen vilën të rrafshuar
Aktualitet

VIDEO/ Erdhi për pushime në Theth, turisti e gjen vilën të rrafshuar

8 Korrik, 2025 4:10 pm
“Do vijoj betejën në…”/Salianji: Dënim për të më shmangur nga beteja zgjedhore
Aktualitet

“Do vijoj betejën në…”/Salianji: Dënim për të më shmangur nga beteja zgjedhore

8 Korrik, 2025 3:57 pm
Salianji del nga qelia: Burgosja ime ka qenë për arsye politike!
Aktualitet

Salianji del nga qelia: Burgosja ime ka qenë për arsye politike!

8 Korrik, 2025 3:44 pm
Fier/Sekuestrohen 276.5 hektarë tokë të përfituara me dokumente të falsifikuara
Aktualitet

Fier/Sekuestrohen 276.5 hektarë tokë të përfituara me dokumente të falsifikuara

8 Korrik, 2025 3:25 pm
“Vetëpastrim!”/ Paralajmëron Rama: Të njëjtën gjë do bëjmë në Fier dhe Durrës
Aktualitet

Prishja e kabinave në Theth/Rama: Plagë! Ministria e Drejtësisë po bën gati…

8 Korrik, 2025 3:14 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Begaj pret Ambasadoren e re të Australisë, ftesë Kryeministrit australian për të …

8 Korrik, 2025 3:05 pm
“Vetëpastrim!”/ Paralajmëron Rama: Të njëjtën gjë do bëjmë në Fier dhe Durrës
Aktualitet

“Vetëpastrim!”/ Paralajmëron Rama: Të njëjtën gjë do bëjmë në Fier dhe Durrës

8 Korrik, 2025 2:52 pm
Akropoli mbyllet përkohësisht për shkak të të nxehtit
Bota

Akropoli mbyllet përkohësisht për shkak të të nxehtit

8 Korrik, 2025 2:38 pm
Pronarja e shtëpizave në Theth: Na thonë bëni turizëm, e s’na lënë të punojmë
Aktualitet

Pronarja e shtëpizave në Theth: Na thonë bëni turizëm, e s’na lënë të punojmë

8 Korrik, 2025 2:21 pm
Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën
Aktualitet

Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn

8 Korrik, 2025 2:08 pm
Para
Ministrat e BE-së do të takojnë diplomatët e lartë izraelitë dhe palestinezë

Nisma e PS në luftën kundër korrupsionit, Delegacioni i BE-së: Të mos preket Reforma në Drejtësi!

Mitsotakis takohet në Ankara me Erdoganin! Lideri turk: Nuk ka asnjë problem aq të madh sa të mos zgjidhet

Mitsotakis takohet në Ankara me Erdoganin! Lideri turk: Nuk ka asnjë problem aq të madh sa të mos zgjidhet

Miqësoret e Kombëtares para Europianit, dalin në shitje biletat

Miqësoret e Kombëtares para Europianit, dalin në shitje biletat
















TE FUNDIT

VIDEO/ Erdhi për pushime në Theth, turisti e gjen vilën të rrafshuar

VIDEO/ Erdhi për pushime në Theth, turisti e gjen vilën të rrafshuar
8 Korrik, 2025

Një turist nga Jemeni që kishte rezervuar për të kaluar dy ditë pushime në Theth, ka mbetur i shokuar sot...

Lexo më shumë

“Do vijoj betejën në…”/Salianji: Dënim për të më shmangur nga beteja zgjedhore

“Do vijoj betejën në…”/Salianji: Dënim për të më shmangur nga beteja zgjedhore
8 Korrik, 2025

Ish-deputeti I PD, Ervin Salianji ka folur sot për mediat pasi ka lënë ambientet e qelisë së Fierit. Demokrati u...

Lexo më shumë

Salianji del nga qelia: Burgosja ime ka qenë për arsye politike!

Salianji del nga qelia: Burgosja ime ka qenë për arsye politike!
8 Korrik, 2025

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji është liruar ditën e sotme pas gati 10 muajsh në qeli. Ai ka lënë ambientet...

Lexo më shumë

Fier/Sekuestrohen 276.5 hektarë tokë të përfituara me dokumente të falsifikuara

Fier/Sekuestrohen 276.5 hektarë tokë të përfituara me dokumente të falsifikuara
8 Korrik, 2025

Prokuroria e Fierit ka sekuestruar 276 hektarë tokë të përfituar me dokumente të falsifikuara të një personi në fshatin Hasturkas,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com