Artan Lame është larguar nga posti i kreut të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
Sipas “News24”, në krye të këtij institucioni, pritet të emërohet, Dallëndyshe Bici e cila ka mbajtur më parë postin e kryetares së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
Lame u emërua në postin e kreut të Kadastrës që prej marsit të vitit 2019, në drejtim të institucionit që bashkon ALUIZNI-n dhe hipotekën.