Gazetari investigativ, Artan Hoxha, të hënën, deklaroi se Safet Bajri është një nga anëtarët e grupit kriminal, por jo koka e tij.
Hoxha tha në studion e ‘Opinion’, se Bajri është depërtuar nga Belgjika, pastaj në Francë dhe nga aty është dërguar për në Tiranë.
Ai tregoi se Safeti është marrë në pyetje para zgjedhjeve të vitit 2017, ka qëndruar në Shqipëri edhe pse dënimi në Belgjikë është dhënë më vonë.
Bajri u kthye në një çështje të madhe atje, pasi u diskutua në tre seanca plenare në shtetin belg. Ministri i Brendshëm dhe ai i Drejtësisë, u vunë nën akuzë nga opozita që kanë lejuar një kriminel t’i shmanget drejtësisë blege.