Gazetari Artan Hoxha i cili u shoqërua në prokurori mbrëmjen e së enjtes (15 shtator) pasi doli nga emisioni “Opinion” sot është paraqitur në prokurori. Hoxha deklaroi se telefonat e tij nuk janë hapur pasi prokuroria nuk i ka zhbllokuar kodet. Ai kërkon kthimin e telefonave celularë.
Një natë më parë duke folur në Neës24, Artan Hoxha tha se “institucionet polici-prokurori nuk po bashkëpunojnë në lidhje me hetimet mbi avionin që u rrëzua në Ishëm.
Artan Hoxha ishte i pari që do të deklaronte se piloti ka ardhur në Shqipëri për trafik droge. Për këtë ai edhe u shoqërua, me pretendimin se ka nxjerr sekretin hetimor.