Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar në emisionin “Opinion” se ka patur njohje dhe madje është takuar personalisht me Agron Nezaj, i njohur si personi A në aktakuzën e ngritur ndaj zyrtarit të FBI Charles McGonigal.
Hoxha tha se ai ishte njeri me lidhje dhe kontakte, por theksoi se deri tani ndaj tij nuk ka asnjë akuzë, edhe pse është qytetar amerikan.
“Në informacionin që kam shkëmbyer me të dukej që ishte njeri me shumë kontakte. Se si i merrte dhe i përdorte nuk e di.
Aty është arrestuar një shef divizioni në FBI dhe realisht deri tani nuk kemi pasur një akuzë direkte ndaj Agron Nezaj, i cili nuk është thjesht një qytetar shqiptar, është qytetar amerikan”, tha Hoxha./Opinion.al