Gazetari Artan Hoxha ka shpjeguar në emisionin “Opinion” detaje nga arrestimi në Stamboll i njërit prej shqiptarëve më të kërkuar nga Interpol, pikërisht Dritan Rexhepi.
Hoxha tha ndër të tjera se ai do të donte që ekstradimi i tij të ndodhte në Shqipëri, ndërsa shtoi se Rexhepi jetonte në Stamboll me bashkëshorten dhe fëmijët.
“Gramoz Rexhepi fliste 5 gjuhë të huaja dhe gjuhët e huaja nuk i ka mësuar në shkollë, i ka mësuar në burgje. Atij nuk i është mundësuar avokati dhe është lënë një afat 90 ditor për ekstradimin. Avokati ka kërkuar ta takojë Gramozin në ambientet e burgut dhe i kanë thënë që do ta takosh, por përkthyesin do ta kemi ne. Avokati nuk ka pranuar dhe e ka takuar Gramozin vetëm në sallën e gjyqit. Bashkëshorten dhe fëmijët duan t’i kthejnë sërish në Ekuador”, tregoi Hoxha./Opinion.al