Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arsyet e forta pse lidhja mes Florit dhe Elvanës nuk mund të përfundojë asnjëherë

2018/03/03 at 12:50 PM
në InstaBIZ
Kohë leximi: 3 min
A A
Video/ Pse gjithë ky trishtim nga Elvana dhe Flori?

Ai ka realizuar shumë hit-e për Elvana Gjatën, këngëtaren e famshme, bashkëpunimi me të cilën zgjati më shumë se një dekadë dhe mori fund para dy vitesh. Pas mbi një dekade bashkëpunim, vetëm në vitin 2015-të , i ftuar në emisionin “Top Show Magazine” pranoi publikisht se Elvana ishte e rëndësishme për të.


“Elvanën e kam për zemër”, citohet të jetë shprehur ai në atë kohë, ndërkohë që vetëm një vit më vonë ata i dhanë fund bashkëpunimit. Këngëtarët madje, për herë të parë, pranuan të shfaqeshin njëkohësisht në studion e Alban Dudushit për të promovuar videoklipin e tyre “Kuq e Zi je ti”.
Sa për komercialitetin e këngës, Flori u shpreh se ishte një ndër projektet e tij të suksesshme, që arriti shifrën e 1.5 milionë klikimeve brenda shumë pak ditëve që nga publikimi i këngës, sukses që përkthehej në para të fituara. Për 3 orë me radhë ata debutuan “live” në një maratonë këngësh, improvizimesh dhe feste së bashku me pjesëtarët e tjerë të “Threedots”, që mban firmën e krijimit të këngëve më të bukura të Elvana Gjatës në karrierën e saj.

Pas asaj shfaqjeje çift në ekran, jeta e tyre artistike dhe private vazhdoi me koncertet, jashtë syrit të mediave. E pas shkëputjes nga njëri-tjetri, prishjes së ortakërisë së bizneseve që kishin ngritur dhe largimin e Elvana Gjatës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, erdhi momenti i “ftohjes së gjakrave”, që më në fund Elvana të thoshte dy fjalë për Florin.

Pas mbajtjes së koncertit recital më 100 të ftuar në Tiranë, ajo u sulmua nga fansat se nuk mund të bënte sikur Flori Mumajesi nuk kishte ekzistuar në jetën e saj, pasi ai është autori i hit-eve në repertorin e saj, e që vështirë të përsëriten. E ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, këngëtarja nuk mund t’i shpëtonte një pyetjeje lidhur me bashkëpunëtorin e saj Mumajesin, në episodin e realizuar në apartamentin e saj luksoz. “Gjithë çfarë ndjej, është vetëm mirënjohje dhe do të jetë një mirënjohje, që nuk do të ndryshojë asnjëherë deri në fund të jetës sime”, tha ajo për kantautorin.

Në rrugëtimin e saj të ri pa Florin, ajo i ka marrë Florit dhe menaxherin e tyre të përbashkët, Andi Islamin, ndërkohë lind pyetja, a mund të kthehen në asgjë gjithë ato vite karrierë ku emri i Elvanës, shfaqej në klipe ngjitur me atë të Florit? Në fakt, duket se marrëdhënia e tyre artistike nuk do të marrë fund kurrë, edhe pse secili ka krijuar lidhje të re, Elvana me një biznesmen të pasur dhe Flori me ish-mikeshën e saj, Liberta Spahiun.

Nëse marrëdhënia e tyre shpirtërore ka marrë fund, nuk do të marrë fund marrëdhënia e tyre financiare sa u takon fitimeve që vazhdojnë të marrin nga “Youtube” për këngët e tyre, pasi të drejtat autoriale të këngëve të saj i gëzon Flori si autor. Sipas këtyre të drejtave, nga paratë që rrjedhin nga këto produksione apo vepra muzikore përfitojnë të dyja palët në një bashkëpunim. Shumë nga krijimet e kënduara nga Elvana, përfshirë dhe duetet me Florin, mbajnë autorësinë e këtij të fundit. Kështu, marrëdhënia e tyre profesionale do të jetë e vazhdueshme, pasi nuk lejohet që Elvana të publikojë këngët pa autorizimin e “Threedots”. Disa nga këngët e famshme të Elvanës janë: “Ku Jeton Dashuria”, “Vetes” “Nuk Janë Më”, “Hitech”, “Turn U On”, “A Ke Ti Zemër, “Mamani Nejen” (feat. Fugaa), “Me Ty”, “Afër dhe Larg”, “Gjaku im”, “Xhamadani Vija-Vija” me Flori Mumajesin dhe Mentor Hazirin, “Fake”, “Beso” (feat. 2Po2), “1990” (feat. Mc Kresha), etj..

ORTAKËRIA QË MORI FUND ME LIDHJEN DHE KONTRATAT E BIZNESEVE QË PRISHËN
Fakt i rëndësishëm në bashkëpunimin disavjeçar të Flori Mumajesit dhe Elvana Gjatës ishin bizneset që ndërtuan bashkë, në një prej të cilave ishin ortakë me dokumente. Edhe pse u përpoqën t’i mbanin të fshehta bizneset e shumta, nga media u zbulua vetëm maja e ajsbergut të tyre.
Duket se fitimet e shumta. që kishin nga muzika duke pasur parasysh koncertet e shumta, ata i investuan në biznese të tjera fitimprurëse, si “Altar”, dyqani që e shiti pas shkëputjes nga Flori. Nga ana e tij, Flori gjithashtu kishte të regjistruara në emrin e tij disa biznese si; një studio muzikore e hapur në vitin 2008 dhe “Mini Taxi Mapo”, një piceri, biznes ku Elvana Gjata kishte 35 për qind të aksioneve, ndërsa Flori Mumajesi nëpërmjet kompanisë M.I.A kishte 51 për qind të aksioneve. Herën e fundit që ai u rrëfye për Elvanën u shpreh: “Unë dhe Elvana s’kemi kontratë”, duke lënë të kuptohej se gjithçka e kishin bashkë, në mirëbesim te njëri-tjetri.
Burimi: PANORAMA PLUS

Etiketa: Elvana Gjataflori


Ju sugjerojmë

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
InstaBIZ

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

4 Korrik, 2025 9:08 pm
Akuzat për prostitucion, Diddy shpallet fajtor
InstaBIZ

Akuzat për prostitucion, Diddy shpallet fajtor

2 Korrik, 2025 4:45 pm
“Jeff nuk më ndryshoi, më zbuloi”, rrëfimi i Lauren Sanchez para dasmës me Bezos
InstaBIZ

“Jeff nuk më ndryshoi, më zbuloi”, rrëfimi i Lauren Sanchez para dasmës me Bezos

28 Qershor, 2025 5:16 pm
Dëmtimi i 22 viteve më parë, operohet David Beckham
InstaBIZ

Dëmtimi i 22 viteve më parë, operohet David Beckham

28 Qershor, 2025 4:18 pm
900 orë pune për fustanin e nusërisë së Lauren Sanchez, u frymëzua nga Sophia Loren
InstaBIZ

900 orë pune për fustanin e nusërisë së Lauren Sanchez, u frymëzua nga Sophia Loren

28 Qershor, 2025 3:50 pm
Dua Lipa konfirmon fejesën me Callum Turner
InstaBIZ

Dua Lipa konfirmon fejesën me Callum Turner

13 Qershor, 2025 11:39 am
Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness
InstaBIZ

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

8 Qershor, 2025 4:53 pm
Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet
InstaBIZ

Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet

8 Qershor, 2025 3:59 pm
Jessie J me kancer gjiri: Do rikthehem me gjoks më të madh
InstaBIZ

Jessie J me kancer gjiri: Do rikthehem me gjoks më të madh

4 Qershor, 2025 10:21 am
Dua Lipa kundër ndihmës që Britania i jep Izraelit
InstaBIZ

Dua Lipa kundër ndihmës që Britania i jep Izraelit

29 Maj, 2025 5:36 pm
Para
Vranë e dogjën nënë e bir, 26-vjeçari: Më shtyu dashuria për Hysnien

Vranë e dogjën nënë e bir, 26-vjeçari: Më shtyu dashuria për Hysnien

Shokuese, 50% e të rinjëve kryejnë marrëdhënie seksuale pa masa mbrojtëse

E prisnim! Ja shenjat që kërkojnë të dominojnë gjithmonë në shtrat

Oriola Marashi nxjerr blof Noizy-n, reperi e ofendon rëndë !

Shikoni si do të duket Oriola Marashi në videoklipin e saj të parë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
7 Korrik, 2025

Rexhep Bruçi, një qytetar nga Burreli tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se e detyrojnë, që të paguajë një...

Lexo më shumë

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
7 Korrik, 2025

Policia e Kosovës i ka arrestuar të hënën pesë zyrtarë të saj nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “vrasje...

Lexo më shumë

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”
7 Korrik, 2025

Në Shqipëri janë disa qytete që konsiderohen si “pikat e nxehta” sa u takon temperaturave të larta. Anira Gjoni, specialiste...

Lexo më shumë

“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake

“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake
7 Korrik, 2025

Qytetari Enter Bushi, i cili kishte të shtruar nënën në Spitalin Rajonal Fier, tregon se atje kishte njohur një 78-vjeçar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com