Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arsyeja e vërtetë përse Gjermania refuzon azilkërkuesit

2016/12/03 at 8:32 AM
në Aktualitet, Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Arsyeja e vërtetë përse Gjermania refuzon azilkërkuesit

Afatet tepër të shkurtra për shqyrtimin e kërkesave për azil dhe marrjen e vendimeve i vënë nën një presion të madh punonjësit e Entit Federal për Migrimin dhe Refugjatët.

Organizatat dhe shoqatat humanitare gjermane si Pro Asyl, Amnesty International, Diakonie dhe Caritas kritikojnë praktikën e azilit në Gjermani. Në një memorandum për procesin e azilit në Gjermani, ato kritikojnë mungesën e ndihmës juridike, përkthyesit e paaftë dhe kohën e pamjaftueshme që kanë në dispozicion punonjësit e Entit Federal për Migrimin dhe Refugjatët (BAMF) për t’u marrë me secilin rast.

“Në rast se një familje siriane merret në pyetje për kërkesën për azil vetëm 25 minuta, atëherë kjo do të thotë se asaj faktikisht nuk i ofrohet një mbrojtje e vërtetë.” – tha për DW-në Eberhard Burkhardt një nga autorët e memorandumit.

Avokati Reinhard Marx kritikon se kërkesat për azil shqyrtohen si në konvejer, sepse politika sipas rekomandimeve të firmës konsultuese McKinsey ka vendosur afate tepër të shkurtra për shqyrtimin e kërkesave për azil dhe marrjen e vendimeve dhe kjo i vë nën një presion të madh punonjësit e BAMF-it. Sipas tij direktiva politike që deri në vitin 2017 të jenë shqyrtuar më tepër se një gjysmë milioni kërkesa për azil sjell me vete gabime dhe padrejtësi.

Kritika ndaj përkthyesve dhe procedurës

Organizatat dhe shoqatat humanitare gjermane e përshëndesin përshpejtimin e përpunimit të kërkesave për azil, por thonë se cilësia duhet të kenë përparësi ndaj shpejtësisë. Kështu përkthyes të pakualifikuar mirë nuk i përkthejnë si duhet ato që thuhen dhe sipas avokatit Reinhard Marx “shpesh në protokollin e marrjes në pyetje nuk përfshihen as 10% e atyre që thuhen”.

Pikë e fortë kritike është procedura e zhvillohet në dy hapa të ndarë. Pra fillimisht azilkërkuesit merren në pyetje në një nga filialet e BAMF-it dhe më pas dosja i dërgohet për të marrë vendim nëpunësve të qendrës dhe këta të fundit vendosin në bazë të dosjes pa pasur kontakt të drejtpërdrejtë me azilkërkuesin.

BAMF-i i hedh poshtë kritikat

Përfaqësuesit e Entit Federal për Migrimin dhe Refugjatët thanë se “procedurat e azilit kryhen në bazë të ligjeve dhe të standardeve të larta të cilësisë”  dhe se 106 rastet mbi të cilat bazohet vlerësimi negativ i organizatave dhe i shoqatave humanitare nuk mund të shërbejnë si kriter vlerësimi, kur bëhet fjalë për 693.000 mijë kërkesa gjatë këtij vitit dhe 530.000 vendime të marra.

Në lidhje me kritikën kryesore që procedura e zhvillohet në dy hapa të ndarë, pra që azilkërkuesit merren në pyetje në një nga filialet e BAMF-it dhe më pas dosja i dërgohet për të marrë vendim nëpunësve të qendrës, përfaqësuesit e Entit Federal për Migrimin dhe Refugjatët nuk u shprehën.

Sa i përket kritikës për përkthyesit, u tha se Enti Federal për Migrimin dhe Refugjatët ka hapur një faqe on-line, në të cilën mund të shprehen në mënyrë anonime on-line kritika për përkthyesit.

/Deutsche Welle

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Trump fton në Shtëpinë e Bardhë filipinasin Duterte

Trump fton në Shtëpinë e Bardhë filipinasin Duterte

Kalvari i krimeve/ Nëna e Çiçës rrëfen grabitjen: Si më thyen brinjët

Kalvari i krimeve/ Nëna e Çiçës rrëfen grabitjen: Si më thyen brinjët

Arrestohet 45 vjeçari, kishte vjedhur një shpatë të shek 18

Emri/ Kërkohet në Itali për trafik prostitucioni, arrestohet në Fier

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com