Nicolas Pepe, është lojtari më i ri i skuadrës së Arsenalit. Por, ai jo vetëm që është lojtari më i ri që është transferuar te londinezët, por dhe më i shtrenjti në histori për Arsenalit.
24-vjeçari me origjinë nga Bregu i Fildishtë, por i lindur dhe rritur në Francë, iu bashkua “Topçinjve” nga Lille për 72 milionë paundë.
Mësohet se sulmuesi ka nënshkruar me Arsenalin kontratë 5-vjeçare.
Fillimisht Arsenali do të paguajë 20 milionë paundë, ndërsa 52 milionë do t’i shlyejë me këste gjatë pesë viteve të ardhshme.
Pepe kaloi një sezon mjaftë të mirë, pasi në 41 ndeshje ai arrti të shënojë 23 gola. Sulmuesi 24-vjeçar 22 gola i shënoi në Ligue 1, duke u bërë golashënuesi i dytë më i mirë pas Kylian Mbappe./ Opinion.al E.Xh.