Mikel Arteta, do te jetë trajneri i ri i Arsenal. Lajmi është konfirmuar nga vet klubi parmes një postimi në rrjetet sociale.
Spanjolli, i cili ka qenë deri sot ndihmësi i Pep Guardiolës te Manchester City, ka firmosur një kontratë për pjesën e mbetur të sezonit plus edhe 3 sezone të tjera, deri në qershor 2023.
Arteta është kthyer kështu në skuadrën e fundit ku ai luajti si futbollist profesionist. Ish-mesfushori ka veshur fanelën e “Topçinjve” për 5 sezone (2011-2016)./ Opinion.al