Mediat angleze sot raportojnë se trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger dëshiron që ta ketë në radhët e veta mesfushorin shqiptar Granit Xhaka.
Prestigjozja “Daily Star” thekson se Topçinjtë janë të gatshëm të paguajnë deri në 50 milionë euro për kapitenin e Monchengladbachut, Granit Xhaka, i cili është duke kaluar në një formë të shkëlqyer te klubi gjerman.
Gjithashtu Wenger dëshiron që në afatin kalimtar të janarit të transferojë edhe yllin e PSG-së, Adrien Rabiot, për të cilin është i gatshëm të paguaj rreth 20 milionë euro, raporton telegrafi.