Pas 120 minutash, takimi mes kreut të Opozitës dhe Kryetarit të Kuvendit është përmbyllur. Vec luleve që Meta i coi Bashës për ditëlindje, zëra jo zyrtarë tregojnë për Opinion.al, se mendohet që është arritur një marrëveshje, lidhur me Reformën në Drejtësi. Pritet dalja e Metës në konferencën e lajmëruar për shtyp, për të mësuar nëse vërtet ka patur një marrëveshje dhe ku ka konsistuar ajo.