Engin Firat, drejtori sportiv i Vllaznisë, ka arritur marrëveshje me Federatën Moldave të Futbollit, për të marrë drejtimin e kësaj përfaqësueseje.
Firat është prezantuar si trajneri i Moldavisë nga presidenti i federatës Leonid Oleinicenco, por 49 vjeçari ka nënshkruar një kontratë me kusht.
Tekniku do i tregojë aftësitë e tij në dy ndeshje eliminatore të “Euro 2020”, me Francën më 14 nëntor dhe me Islandën më 17 nëntor. Duke u nisur nga rezultatet që Firat do të arrijnë në këto ndeshje , ai do të mund të nënshkruajë një kontratë afatgjate./ Opinion.al