Napoli ka arritur marrëveshje me mbrojtësin shqiptar Elseid Hysaj për vazhdimin e kontratës, raporton ‘La Gazzetta dello Sport’
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, i cili shkëlqeu në Euro 2016 me Shqipërinë, do të nënshkruajë kontratë të re me Napolin, që do ta mbajë atë në Itali deri në vitin 2021.
Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, me kontratën e re, Hysaj do të përfitojë 1,4 milionë euro – aktualisht ai përfitonte 600 mijë euro.
Ky vendim i Napolit vjen pasi klube të shumta Evropiane nuk e fshehnin dëshirën për ta pasur Hysajn në ekipin e tyre.