Arrihet marrëveshja për draftin e dekriminalizimit. Ky është lajmi i fundit që vjen nga palët negociuese, të cilat pas orëve të tëra debatesh, duket se kanë rënë dakord për çështjet që i ndanin. Mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë në seancën plenare, ku do të miratohet kjo marrëveshje. Mbetet gjithashtu për tu parë se cila palë ka lëshuar nga kauza e saj, ndërkohë që lajmi është konfirmuar edhe nga burime pranë Partisë Demokratike.