Policia e Tiranës njoftoi arrestimin e biznesmenit të ndërtimit, Fejzo Zekaj, 38 vjeç i shpallur në kërkim ndërkombëtar i akuzuar për trafik droge. Ai ishte në kërkim pasi gjykata e Breshias në Itali kishte vendosur masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike. Zekaj dyshohet se ka investuar paratë e trafikut të drogës në pasuri të paluajtshme. Sipas policisë, firma e tij TZ Construction ka ndërtuar në zonën pranë liqenit artificial. /Tv Klan