Nën kërcënimin e një pistoelete, një djalë shqiptar ka detyruar një vajzë rumune të kryejë marrëdhënie seksuale me të.
Shqiptari Astrit Cerhozi kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu, i dënuar me 8 vite heqje lirie, për vrasjen e një bashkëpunëtori gjatë një grabitjeje në vitin 2005.
“Me një pistoletë e ka detyruar të kryejë seks oral, por nuk është mjaftuar me kaq. E ka marrë me makine dhe e ka përdhunuar gjithë natën në tre zona të ndryshme të Milanos”- shkruajnë mediat italiane duke iu referuar burimeve policore për ngjarjen.
Pas natës së tmerrit 20-vjeçarja kë bërë denoncim në policinë italiane, e cila e ka arrestuar Cerhozin duke dalë nga një berber, në Milano.