Policia e Riminit në Itali ka arrestuar dy të rinj, një shqiptar dhe një Italian paraditen e djeshmë në zonën e Riccione.
Ata u ndaluan fillimisht nga patrulla e policisë pasi shfaqën sjellje të dyshimtë, por njërit prej tyre iu gjetën 7 doza marijuanë, e fshehur në zonën intime të trupit.
Gjithashtu, në dhomën e hotelit ku ata qendronin u gjetën ndër të tjera 20 gr drogë.
25-vjeçari nga Puglia dhe 24-vjeçari shqiptar u arrestuan për posedim të lëndëve narkotike.