Një shqiptar është arrestuar në Itali dhe një tjetër është vënë nën hetim nga carabinierët pasi akuzohen për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.
Mësohet se shqiptarit të arrestuar iu gjet 260 gramë kokainë, teksa po dilte nga banesa e tij në qytetin e Rigovos,.
Pas kësaj policia ushtroi kontroll dhe në shtëpinë e tij, ku gjetën 4 kilogramë të tjera kokainë, si dhe 55 mijë euro cash.
Sipas mediave italiane, droga ishte e ndarë në doza dhe e destinuar për shitje.
Ndërsa, bashkëpunëtori i tij po hetohet në gjendje të lirë për të njëjtën vepër penale.