Nervozizmi gjatë një postblloku policie ka tradhtuar një shqiptar që është vendosur në pranga në Vipiteno të Italisë nga policia, pasi kishte fshehur në makinë, jo pak, por 6 kg kokainë, vlera e të cilës në treg llogaritet në mbi 1 milion Euro.
Shqiptari, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur nga policia italiane për shkak të hetimit, po udhëtonte me mjetin e tij me targa gjermane së bashku me vajzën e tij 8-vjeçe kur u ndalua nga policia në një kontroll rutinë që rezultoi i goditur në shenjë.
Shqiptari shfaqi shenja nervozizimi dhe kundërshtie gjatë pyetjeve të policëze duke i shtyrë drejt dyshimit, që rezultoi i saktë, pasi në makinë ishte fshehur kokaina.