Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në burgje ka arrestuar shefin e policisë së burgut të Drenovës.
Sipas informacioneve, Mariglen Kadiu ka ushtruar të njëjtin funksion në burgun e Peqinit më herët prej vitesh.
Dyshohet se arrestimi i tij të ketë lidhje me ngjarjen e fundit të ndodhura në burgun e Peqinit.
Mësohet se Kadiu ka marrë detyrën e shefit të policisë në Burgun e Drenovës rreth 8 muaj më parë.