Një shtetas serb është arrestuar në Bërnjak, pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.
Dyshohet se serbi, gjatë viteve 1998 – 1999, në Komunën e Gjakovës, ka kryer krime lufte kundër popullatës civile.
“Me aktvendim të Prokurorisë Speciale i njëjti është ndaluar për 48 orë dhe brenda afateve kohore ligjore ndaj të njëjtit kjo prokurori do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.