Një punonjës policie është arrestuar në Sarandë pasi tentoi të fuste drogë në burgu. Ai është Besmir Duka 30 vjeç, i cili u kap në flagrancë duke tentuar të fusë nga dritarja e një dhome 0.9 gramë heroinë. Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 20:40 në ambientet e burgut të Sarandës. Polici Besmir Duka akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe shpërdorim detyre.