Hetimet për plagosjen e një shtetasi në Tropojë një ditë më parë, kanë bërë që policia e qarkut të Kukësit të prangos punonjësin e policisë, Zef Pepkolaj.
55 vjeçari, banues në fshatin Rajë, Tropojë, me detyrë punonjës Policie në Komisariatin e Policisë Tropojë, u ndalua pasi gjatë ditës së djeshme për motive të dobëta, konflikt çasti, ka qëlluar me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin Sokol Pepkolaj, 54 vjeç, banues në fshatin Rajë, Tropojë.
I plagosuri ndodhet në Spitalin e Tropojës, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativ”, parashikuar nga neni 76 e 22 i K.Penal.