Një ish zyrtar ka rënë në pranga të policisë pasi akuzohet për korrupsion. Sektori për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Policisë Fier, në sajë të operacionit të koduar “Ndëshkimi” bënë të mundur arrestimin e Elvis Bajaziti, me detyrë ish- Regjistrues në ZVRPP Lushnje.
Ky i fundit ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Korrupsion pasiv”.
Për këtë person Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”.