Një i moshuar ka rënë në pranga pasi ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjes së tij. Gjatë kontrollit në banesë policia gjeti armë zjarri dhe disa fishekë.
Njoftimi i policisë
Shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.5, më datë 14.09.2017, arrestuan shtetasin Avdyl Canalia, 79 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi është kryer, pasi nga shërbimet e policisë është marrë njoftim se ky shtetas ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj anëtarëve të familjes.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesë janë gjendur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
– Armë zjarri model 56
– 105 fishekë model 56
– 60 copë kapsola
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 130/a dhe 279 të Kodit Penal.