Mediat iraniane raportojnë për arrestimin e një muxhahedini të lëvizjes opozitare iraniane në Shqipëri. Sipas këtyre mediave, personi i arrestuar nga policia shqiptare në bashkëpunim me Interpol akuzohet për një sulm me bombe në selinë e partisë IRP në Iran në vitin 1981.
I arrestuari është anëtar i grupit MEK që ndodhet në Shqipëri dhe së shpejti pritet të riatdhesohet në Iran. Më 28 qershor 1981, një bombë e fuqishme shpërtheu në selinë IRP, ku liderët e partisë po mbanin një takim, raporton BW.
Dhjetëra zyrtarë iranianë, përfshirë shefin e Këshillit të Lartë Gjyqësor Ajatollah Mohammad Beheshti, u vranë në bombardimet nga ana e muxhahedinëve. Sipas mediave iraniane, ky grup ka kryer sulme të shumta terroriste kundër civilëve iranianë dhe zyrtarëve të qeverisë gjatë tre dekadave të fundit.
Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian e kanë hequr MKO nga listat e tyre të organizatave terroriste, shkruajnë mediat ne Teheran.