Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia pasi plagosi me thikë në qendër të Tiranës shtetasin B.H, 42-vjeç.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme afër Pallatit të Kulturës në Tiranë. Në pranga është vënë Azgan Cengu, 27 vjeç, banues në Tiranë. Në total si provë materiale janë sekuestruar edhe 295.35 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa prej të cilës 13.25 gramë iu gjet gjatë kontrollit fizik të ushtruar dhe 282.10 gramë gjatë kontrollit të ushtruar në banesë.
Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës në ngarkim të Cengut për akuzat e “plagosjes së lehtë me dashje” dhe “prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”.