Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit është hedhur gaz lotësjellës nga përfaqësuesit e opozitës.
Aida Dërguti, nënkryetare e Parlamentit të Kosovës ka pranuar se ajo e ka hedhur gazin lotsjellës.
Sipas saj, hedhja e gazit lotsjellës nuk është dhunë, por dhunë është ajo çfarë i ka ndodhur deputetes Haxhiu që ka mundur të përfundojë më fatalitet.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, pas hedhjes së gazit lotsjellës në Kryesinë e Kuvendit, është arrestuar nga Policia e Kosovës. Për këtë edhe mbledhja e Kryesisë është ndërprerë.