Pas disa muajsh kërkime është vendosur në pranga Blenard Fejzulla, i kërkuar nga drejtësia italiane, pasi është dënuar me 15 vite burg.
Blenard Fejzulla akuzohet për trafik të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në organizata kriminale.
39-vjeçari pritet që të ekstradohet për të vuajtur dënimin në Itali në ditët në vijim.