Lulzim Berisha, kreu i bandës së Durrësit, një organizate kriminale përgjegjëse për disa krime të rënda është arrestuar në Spanjë.
Policia e Shtetit bën me dije se Lul Berisha është vënë në pranga si rrjedhojë e operacionit policor të koduar “Sant Joan”.
“Si rezultat i bashkëpunimit të FAST Albanias me FAST Spanjën, falë informacioneve të siguruara përmes inteligjencës policore nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimiet të tyre në kohë, me strukturat e Policisë spanjolle, u bë e mundur kapja e shtetasit me rrezikshëmri të lartë shoqërore Lulzim Berisha”-njofton policia.
Vijon bashkëpunimi me autoritetet spanjolle, për plotësimin e dokumentacionit, me qëllim ekstradimin e tij në Shqipëri.