Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Shkodër. I arrestuari është identifukuar me inicialet J.V. banues në Shkodër.
Sipas informacioneve, Gjykata e Milanos, Itali, në vitin 2018, ka lëshuar urdhër-arrestin për 40-vjeçarin, për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, me qëllim ekstradimin në shtetin italian./ Opinion.al